TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

nga tëvë1
1 Qershor, 2023
0
A A
Begaj dhe Novak për veriun: Momenti të shtensionohet situata

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe homologia e tij hungareze, Katalin Novak janë shprehur të shqetësuar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, teksa kanë bërë thirrje për shtensionim të situatës atje.

Këto komente të dy presidentët i bënë në një konferencë për medie pas takimit që zhvilluan në kuadër të vizitës së presidentes hungareze në Shqipëri.

Begaj u shpreh se aktorë keqdashës kërkojnë destabilitetin e rajonit.

“Që në fillim i shpreha presidentes Novak keqardhjen për ushtarët hungarezë të lënduar përpara dy ditësh në veri të Kosovës, nga protestuesit serbë të keqpërdorur për të provokuar tension dhe vënë në pikëpyetje marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë… Nënvizova rëndësinë gjeopolitike që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kushtet e reja gjeopolitike, ku aktorë keqdashës, kërkojnë destabilizimin e tij, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek rëndësia që ka mbështetja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe mbështetja e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe atë në Këshillin e Evropës”, tha ai.

Presidenti shqiptar, Begaj u shpreh se në këto momente nevojitet shtensionim i situatë në pjesën veriore të Kosovës, pasi ngjarje të tilla nuk i shërbejnë askujt.

Derisa theksoi se duhet maturi dhe durim, Begaj dekaroi se në mes të dyja palëve duhet edhe përkushtim për zbatimin e angazhimeve të arritura.

“Keqpërdorimi i popullatës serbe në veri të Kosovës dhe dhuna e ushtruar ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe medies është e patolerueshme, e pajustifikueshme. Asnjë pretekst nuk mund të nxirret për të justifikuar asnjërën nga palët për moszbatimin e marrëveshjes së dakorduar publikisht në Bruksel dhe anekseve të saj në Ohër. Prandaj, mendoj që në këtë moment nevojitet një shtensionim i situatës, të tregohet maturi dhe durim dhe t’i shërbehet zgjidhjes së problemit dhe të jetë busulla e orientimit për të dy vendeve për arritjen e asaj marrëveshjeve që është dakorduar. Mendoj se në këto momente duhet t’iu kërkohet më shumë durim dhe maturi e përkushtim për angazhimet që ata kanë marr në të mirë të dyja vendeve dhe rajonit”, tha Begaj.

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak teksa u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës, ajo bëri thirrje për shtensionim të situatës.

Ajo vlerësoi se do të jetë shumë e rëndë nëse tensionet në veri vazhdojnë të përshkallëzohen.

“Unë jam shumë e shqetësuar për këtë që ka ndodhur në Kosovë, ka ndodhur agresivitete të tilla që prej shumë kohësh nuk kemi pasur qëllimi jonë është që t’i shmangim këto lloj agresiviteti….Shpresoj që të gjithë do e kuptojnë që deeskalimi është zgjidhja dhe të gjithë do të jenë të interesuar që të kenë ma pak tensione gjatë bisedimeve dhe të gjithë të mbajnë ato që ishin dakord më përpara dhe të mos forcohet tension. Por, në të kundërtën të ulet tensioni çfarë mund të bëjmë ne nëpërmjet KFOR kemi ato 400 ushtarë hungarezë dhe sipas komandave bëjnë punën e tyre dhe në rrugët diplomatike ne bëjmë çdo gjë që njerëzit të kuptojnë se është shumë e rëndë nëse këto tensione vazhdojnë të përshkallëzohen. Kështu që qëllimi jonë është deeskalimi”, theksoi ajo.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Auto Draft

Ekskluzive, Zeqaj: Ka diskutime për një koalicion mes LVV dhe PDK

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Sipas Shkodrës çelësi për ngërçin politikë është vetëm Kurti  

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Betisi i bashkohet Chelseat në finale të Ligës së Konferencës

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Spahiu: Kurti t’i bëjë lëshimet e duhura, në interes të tij dhe vendit është formimi i qeverisë

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Gjobitet një qytetar për vozitje të rrezikshme me motoçikletë në Istog

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Policia arreston dy persona dhe konfiskon sasi të substancave narkotike në vlerë 3 mijë euro

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Chelsea në finale të Ligës së Konferencës, pret Fiorentinën apo Betisin

Info Nata – 08.05.2025

Info Nata – 08.05.2025

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Finale angleze në Europa League, Manchester United kundër Tottenham Hospur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X