TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve, 8 vjet burg për Alban Dezdarin

by tëvë1
3 vjet ago
2
A A
Bedri Krasniqi lirohet nga akuza për vrasjen e dy policëve, 8 vjet burg për Alban Dezdarin

Bedri Krasniqi është liruar nga akuza për vrasjen e një polici të UNMIK-ut dhe një të Kosovës.

Arben Dizdari është shpallur fajtor për veprën penale vrasje dhe është dënuar me  tetë vite burgim, dënim ky që do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndryshe, ata akuzoheshin për vrasjen e dy zyrtareve policorë, njeri polic i Kosovës dhe tjetri polic i UNMIK -ut.

Akuza ishte ngritur nga Prokuroria e EULEX – it e përfaqëson Prokurorja special, Habibe Salihu, raporton teve1.info

Aktakuza lidhur me rastin e vrasjes që aktualisht po gjykohet ishte ngritur me 21 korrik të vitit 2017 me të cilën të akuzuarit i ngarkonte me veprën penale vrasja e rëndë dhe vrasja në tentativë.

Prokuroria e EULEX-it, më 21 korrik 2017 kishte ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve Bedri Krasniqi, Alban Dezdari, Bajram Kiqmari, Faik Shaqiri, për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje në tentativë”.

Sipas aktakuzës, katër të akuzuarit më 23 mars 2004 në Podujevë, “në bashkëkryerje me Agron Sylejmanin, Florim Ejupin dhe Shkumbin Mehmetin, kishin sulmuar një patrullë të UNMIK-ut, të cilët ishin duke patrulluar afër fshatit Shakovicë”.

Në aktakuzë thuhet se të akuzuarit kishin qëlluar me armë së paku 108 herë në drejtim të automjetit dhe katër pasagjerëve të saj, duke privuar nga jeta zyrtarin policor të UNMIK-ut, Possible Essuman dhe zyrtarin policor të Kosovës, A.Rr, të cilët kishin qenë duke i kryer detyrat e tyre të mbrojtjes së rendi ligjor.

Lëndime nga plumbat e shkrepur kishin pësuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Basri Mulliqi dhe përkthyesi i UNMIK-ut, Ramë Zeneli.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit qëllimisht kishin rrezikuar jetën e më shumë personave, të cilët ishin në automjete që vinin prapa veturës së UNMIK-ut, duke vepruar për motive nacionaliste dhe qëllimisht kishin kryer këto dy vrasje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit

Tasholli: Krejt Kosova do të jetë në Prishtinë, gjithçka është gati për “Marshin për Liri”

Tasholli: Krejt Kosova do të jetë në Prishtinë, gjithçka është gati për “Marshin për Liri”

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Rama: “Liri për çlirimtarët”, Hashim Thaçi do të triumfojë me forcën e së vërtetës

Durmishi jep detaje për aksionin në Pejë, thotë se ka zyrtarë të arrestuar

Durmishi: UÇK-ja është vlera më e lartë kombëtare, thirrje për pjesëmarrje në “Marshin për Liri”

Berisha paralajmëron për profile false: Po synohet nxitja e dhunës dhe përçarjes në Kosovë

Berisha paralajmëron për profile false: Po synohet nxitja e dhunës dhe përçarjes në Kosovë

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

​Nga Hyjnesha te viti 2030, historia që fshihet pas logos së “Prishtina 2030”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Prishtina bëhet gati për Marshin “Kosova po Pret”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën