TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bedri Hamza prezanton 5 zotimet e tij për qytetarët

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Sot mbahet Konventa e PDK-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar pesë zotimet kryesore të programit të tij, duke deklaruar se synimi i tij është nxjerrja e vendit nga kriza dhe krijimi i një perspektive të re për qytetarët e Kosovës.

Hamza tha se prioritet i parë do të jetë përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve dhe mbështetja e sektorit privat, përmes uljes së çmimeve dhe tatimeve, si dhe rritjes së pagave e pensioneve.

“50% më shumë para në xhepin e çdo familjeje kosovare. Më shumë mirëqenie për të gjithë”, tha Hamza.

Sipas tij, fokusi i dytë do të jetë zhvillimi ekonomik përmes investimeve në energji, infrastrukturë dhe teknologji moderne, me qëllim që Kosova të rrisë prodhimin dhe konkurrueshmërinë.

“Që Kosova të prodhojë më shumë, të zhvillohet më shpejt dhe të mbajë ritmin me rajonin dhe botën”, thotë Hamza, duke premtuar investime në këtë fushë.

Në kuadër të zotimeve, Hamza përmendi edhe reformimin e sistemit shëndetësor, duke premtuar shërbime më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët.

“Sigurime shëndetësore, barna falas për sëmundjet kronike dhe trajtim me dinjitet për secilin pacient. Shërimi është e drejtë, jo privilegj”, thotë Hamza.

Një tjetër prioritet, sipas tij, mbetet arsimi dhe krijimi i mundësive për të rinjtë, përmes bursave dhe aftësimit profesional për tregun e punës.

“Bursa, aftësi për tregun e punës dhe mbështetje për talentin e secilit të ri në Kosovë”, tha Hamza.

Në fund, kandidati i PDK-së theksoi se synon forcimin e sistemit të drejtësisë dhe garantimin e zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim.

“Zbatim i plotë i ligjit për të gjithë. Drejtësi që nuk vonon!”, vijoi Hamza./teve1.info/

Tags: bedri hamzaFushata zgjedhoreTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

Moti për sot: Me vranësira dhe me reshje shiu

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Nëntori vjen me shi, parashikimi i motit për të dielën

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Kurti: Buxheti i vitit 2027 miratohet të hënën, do të jetë i investimeve kapitale

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Milan e fiton derbin ndaj Interit

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Lista studentore në Serbi zbulon prioritetet e Qeverisë së re: Dialogu me Kosovën do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën