TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bedri Hamza pasardhës i Memli Krasniqit në PDK?- flet Hysen Berisha

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Bedri Hamza pasardhës i Memli Krasniqit në PDK?- flet Hysen Berisha

Hysen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se Bedri Hamza mund të jetë kryetari i ri i këtij subjekti politik pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga ky post.

Në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Berisha ka thënë se Hamza është personi i duhur për ta udhëhequr PDK-në, pasi, sipas tij, posedon të gjitha aftësitë dhe përvojën e nevojshme për të drejtuar partinë.

“Më i rëndësishëm sesa emri është drejtimi që do të marrë partia, duke u bazuar në tri shtylla: besueshmërinë, përgatitjen dhe përgjegjësinë që duhet ta ketë ai që vjen në krye. PDK-ja ka dokumente që përcaktojnë mënyrën e funksionimit të brendshëm dhe rregullimin organizativ. Bedri Hamza është aktualisht i identifikuar si kandidat për kryeministër, por mund ta drejtojë edhe partinë, sepse i ka të gjitha aftësitë dhe është një histori suksesi”, ka deklaruar Berisha.

I pyetur nëse brenda PDK-së ekziston konsensus për zgjedhjen e Bedri Hamzës si kryetar të ri, Berisha u shpreh se mund të ketë një unanimitet të përgjithshëm.

“Ka pasur konsensus në konventën e nominimit të tij si kandidat për kryeministër, dhe ka pasur një unanimitet të përgjithshëm jo vetëm brenda forumeve të partisë, por edhe nga përkrahësit e PDK-së. Mendoj se ai do ta ketë këtë mbështetje edhe tani,” ka theksuar ai.

Megjithatë, sipas Berishës, PDK-ja ka edhe shumë personalitete të tjera që mund ta marrin drejtimin e partisë.

“Nuk është e thënë që nuk do të ketë edhe kandidatura të tjera, sepse PDK-ja ka shumë personalitete të mira që mund ta udhëheqin partinë drejt vizionit dhe përgjegjësive tona të përbashkëta,” ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

Gallapeni në ekipin e xhiros në Poloni

Dellova krenar me çmimin e fituar në Bullgari

Dellova krenar me çmimin e fituar në Bullgari

Muriq e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Muriq e Gjimshiti në formacionin e javës në Serie A

Veton Tusha shpallet “Ylli i Javës”

Veton Tusha shpallet “Ylli i Javës”

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën