TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Regjisori dhe aktori fitues i çmimit Oscar, Taika Waititi, do të jetë nikoqir i gala-mbrëmjes së amfAR Venezia, e cila do të zhvillohet më 6 shtator në kompleksin luksoz Molino Stucky, në kuadër të Festivalit të Filmit në Venecia.

Në këtë ngjarje humanitare do të performojë edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ndërsa artistja e njohur e artit konceptual dhe performativ, Marina Abramović, do të nderohet me çmimin “Award of Inspiration”.

Rexha do të ngjitet në skenë pas publikimit të albumit të saj të fundit, “Dirty Blonde”, ndërsa mbrëmja synon mbledhjen e fondeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për kërkimet dhe luftën kundër AIDS-it.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që Taika Waititi do të jetë me ne në Venecia si nikoqir i këtij eventi”, deklaroi CEO i amfAR, Kyle Clifford. Ai e cilësoi Waititin një mbështetës të qëndrueshëm të luftës kundër AIDS-it dhe të punës së amfAR-it, duke theksuar angazhimin e tij ndaj shëndetit global dhe komuniteteve vulnerabël.

Waititi nuk është i panjohur me gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia.

Në vitin 2023, ai mori pjesë në event së bashku me bashkëshorten e tij, këngëtaren Rita Ora.

Angazhimi i Waititit në Venecia nuk do të kufizohet vetëm te roli i nikoqirit. Ai është pjesë e kastit të filmit “Place to Be”, me regji të Kornél Mundruczó, ku interpreton krahas Ellen Burstyn dhe Murray Bartlett. Filmi është pjesë e përzgjedhjes zyrtare të Festivalit të Filmit në Venecia.

Ndërkohë, Waititi pritet të jetë në qendër të vëmendjes edhe për filmin e tij të ardhshëm, “Klara and the Sun”, i cili pritet të publikohet më 23 tetor dhe ku luajnë Jenna Ortega, Aran Murphy, Mia Tharia, Amy Adams, Simon Baker dhe Natasha Lyonne.

Gala e amfAR do të përfshijë kokteje, një darkë gala me veshje elegante dhe një ankand të drejtpërdrejtë me vepra arti bashkëkohor dhe përvoja të veçanta.

Abramović i bashkohet një liste të gjatë personalitetesh të nderuara ndër vite nga amfAR, mes tyre Antonio Banderas, Richard Gere, Ava DuVernay, Ferzan Özpetek, Achille Boroli, Mohammed Al Turki dhe Julian Schnabel.

Ngjarja do të zhvillohet gjatë Festivalit të Filmit në Venecia dhe do të shërbejë për mbledhjen e fondeve në mbështetje të kërkimeve dhe përpjekjeve globale për luftimin e AIDS-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Vritet një grua në Pejë, i dyshuari kunati i saj

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Dy mandate për shqiptarë në Parlamentin e  Serbisë, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

Reali fiton në “Camp Nou” ndaj Barcelonës

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Reali në epërsi 1-0 në “Camp Nou”, mbyllet pjesa e parë e El Clasicos

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Lista Studentore fituese e zgjedhjeve në Serbi, urimi i parë për ta vjen nga një vend i Ballkanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën