TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Zgjedhjet në veri nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Në vendvotimin përballë “3 rrokaqiejve” kanë votuar 22 qytetarë, nga mbi 8 mijë sa kanë të drejtë

Bashkimi Evropian ka thënë së zgjedhjet e mbajtura të dielën në katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, nuk ofrojnë zgjidhje afatgjate politike, për shkak të bojkotit nga shumica e qytetarëve në këto komuna.

Sipas deklaratës së zëdhënsit të BE-së, Peter Stano vetëm kthimi i serbëve në këto institucione ofron zgjidhje e që sipas tij, Kosova duhet ta bëjë këtë.

“Këto zgjedhje nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjate për këto komuna. Kjo mund të ndodhë vetëm përmes kthimit të përhershëm të serbëve të Kosovës në institucione dhe që Kosova ta mundësojë këtë kthim. Puna për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe duhet të finalizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Është e domosdoshme që urgjentisht të rivendosim një situatë ku serbët e Kosovës të marrin pjesë aktivisht në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Për këtë ka nevojë urgjente për një dialog serioz ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe serbëve të Kosovës në veri. Deri më tani është bërë pak përparim. Prandaj, ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre dhe të përmbushin angazhimet e tyre”, thuhet në deklaratë, përcjell teve1.info.

Në deklaratën e Stanos thuhet se zgjedhjet janë mbajtur në përputhje me ligjet e Kosovës.

“BE-ja pranon se zgjedhjet janë mbajtur në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës dhe se janë bërë përpjekje që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe të rregullt.Në të njëjtën kohë, BE-ja shpreh keqardhjen që jo të gjitha partitë dhe komunitetet e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike për të marrë pjesë dhe votuar në zgjedhje. Pjesëmarrja shumë e ulët, veçanërisht në mesin e qytetarëve serbë të Kosovës, tregon se ky proces nuk konsiderohet dhe nuk mund të konsiderohet si zakonisht. Pjesëmarrja në proceset zgjedhore ka për qëllim të sigurojë që zërat e komuniteteve që përfaqësojnë liderët e zgjedhur do të dëgjohen”, thuhet tutje.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit ishte 3.47 përqind./teve1.info/

Tags: BEZgjedhjet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Totaj: Aktgjykimi i Hagës ndikoi në PDK, por jo në vendimin e Hamzës

Totaj: Aktgjykimi i Hagës ndikoi në PDK, por jo në vendimin e Hamzës

A do të jetë në garë për kryetar të PDK-së Shaqir Totaj? Ja çfarë thotë ai

A do të jetë në garë për kryetar të PDK-së Shaqir Totaj? Ja çfarë thotë ai

Totaj: Bedri Hamza nuk ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja, por ka paralajmëruar mundësinë e largimit

Totaj: Bedri Hamza nuk ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja, por ka paralajmëruar mundësinë e largimit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

Slavia i merr pikë Fenerbahçes në Stamboll

Slavia i merr pikë Fenerbahçes në Stamboll

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.10.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.10.2026

Llapi me përforcim të rëndësishëm

Llapi me përforcim të rëndësishëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën