TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes bazike, pavarësisht vendimit lidhur me Këshillin e Evropës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes bazike, pavarësisht vendimit lidhur me Këshillin e Evropës

Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është organizatë tjetër e pavarur evropiane, prandaj u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan vitin e kaluar.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh.

“Pa marrë parasysh këto veprime në Këshillin e Evropës, kur është fjala te dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të pret që të gjitha pjesët e Marrëveshjes nga viti 2023, për rrugën drejt normalizimit të zbatohet me shpejtësi, në besim të mirë dhe në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra, ashtu siç palët ishin pajtuar me aneksin e implementimit në Ohër”, tha Stano.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurt 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Dhe, sipas nëntit 4 të Marrëveshjes së shkurtit, Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Stano nuk u përgjigj drejtpërdrejt i pyetur rreth këtij neni, por ka përsëritur se, siç thuhet edhe në Aneksin e Ohrit për zbatim të Marrëveshjes, të gjitha pikat duhet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra tjetra.

“Këshilli i Evropës luan rol qendror në promovimin e vlerave fondamentale Evropiane dhe standardeve të përbashkëta, përfshirë edhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. U takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me këtë organizatë, përfshirë edhe anëtarësimin”, shtoi ai.

Ai në veçanti e ka përmendur detyrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

“Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është rruga më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë”, shtoi ai.

Stano i akuzoi të dyja palët për moszbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

“Është për keqardhje se, përkundër përpjekjeve nga ana e BE-së dhe bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare, deri me tash progresi në zbatimin e obligimeve nga kjo Marrëveshje ka qenë shumë i limituar, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia”, theksoi Stano./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Dhunë në familje në Malishevë, gruaja dyshohet se u sulmua nga bashkëshorti dhe dy vëllezërit e tij

AAK mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

AAK mban sot mbledhjen e Kuvendit të Përgjithshëm, në rend dite edhe zgjedhja e kryetarit të ri

ShKKSh-ja njofton për gjetjen e personit të humbur në Prizren

Nesër protestë në Shqipëri për mbylljen e TikTok-ut, Berisha: Të protestojmë kundër censurës

Berisha rizgjidhet në krye të PD-së, merr 96 për qind të votave

ShKKSh-ja njofton për gjetjen e personit të humbur në Prizren

E marta me diell dhe vranësira

Parashikimi i motit për sot

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Ushtria e Serbisë ushtrime të përbashkëta me NATO-n, përafrim a po lojë me dy karta?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën