TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE thotë se do të godasë Rusinë me më shumë sanksione në përvjetorin e luftës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
BE thotë se do të godasë Rusinë me më shumë sanksione në përvjetorin e luftës

Bashkimi Evropian thotë se ka në plan të godasë Rusinë me një sërë masash të reja të sanksioneve, të dhjetat që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës pothuajse një vit më pare. Blloku po përgatitet të mbajë një Samit të përbashkët me Ukrainën në kryeqytetin e Kievit.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe një ekip prej 15 komisionerësh mbërritën në Kiev më 2 shkurt për takimin e parë të përbashkët me qeverinë e Ukrainës, ku rend dite do të jetë agresioni i Rusisë, i nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe fokusohet në reformat e nevojshme që i duhen Ukrainës që të përparojë drejt anëtarësimit në BE.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit të tyre, von der Leyen tha se sanksionet i kanë kushtuar shumë Rusisë, duke bërë që vetëm nga kufizimet për naftën ruse nga Bashkimi Evropian, Rusia të humbasë rreth 160 milionë euro në ditë.

Duke iu përgjigjur një komenti të Zelenskyt, i cili tha se Kievi shpreson se fushata e sanksioneve të bllokut marrë përsëri hov, pasi sipas tij duket se është “ngadalësuar pak” kohët e fundit, von der Leyen tha se BE do të vendosë një kufi shtesë të çmimit për naftën ruse, produkteve ruse, dhe deri më 24 shkurt, saktësisht një vit që nga fillimi i pushtimit, “synojmë të kemi paketën e dhjetë të sanksioneve”.

Von der Leyen lavdëroi gjithashtu qeverinë ukrainase për marrjen e masave të shpejta kundër korrupsionit, një nga kushtet kryesore të vendosura nga Brukseli për përparimin e Kievit në rrugën drejt anëtarësimit përfundimtar në BE.

Ukrainës iu dha statusi i kandidatit për anëtarësim në bllokun 27-anëtarësh në qershor dhe Zelensky është zotuar të çrrënjosë korrupsionin nga institucionet shtetërore.

Vizita e komisionerëve të lartë në Ukrianë vjen një ditë pasi shtëpitë e disa zyrtarëve të rangut të lartë u bastisën nga agjentë anti-korrupsion, aksioni i dytë i tillë brenda një jave.

“Vendosmëria juaj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian është mbresëlënëse,” tha von der Leyen.

“Ndihem e ngushëlluar kur shoh se organet tuaja kundër korrupsionit janë në gatishmëri dhe janë efektive në zbulimin e rasteve të korrupsionit…Ju përgëzoj gjithashtu që reagoni kaq shpejt në nivel politik për t’u siguruar që lufta kundër korrupsionit po jep rezultate të prekshme”, shtoi ajo.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell dhe komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi janë midis anëtarëve të delegacionit.

“Arrita në Kiev për të përcjellë mesazhin më të fortë të BE-së për mbështetjen për të gjithë ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre”, shkroi Borrell në Twitter. “Ndihma e BE-së ka arritur në 50 miliardë euro që nga fillimi i luftës së Rusisë. Evropa qëndroi përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Dhe do të qëndrojë ende me ju për të fituar dhe rindërtuar.”

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel do të mbërrijë në një takim të nivelit të lartë më 3 shkurt.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal i ka quajtur takimet “dy ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme” për integrimin evropian të vendit të tij./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

BE zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, miratohen masa të reja ndaj 43 individëve dhe 100 kompanive

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri serb i Ekonomisë, Rade Basta

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën