TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE paralajmëroi mungesën e progresit në Kosovë, sot publikohet raporti i plotë nga Brukseli

by Tëvë1
41 minuta ago
0
A A
BE paralajmëroi mungesën e progresit në Kosovë, sot publikohet raporti i plotë nga Brukseli

Komisioni Evropian pritet të publikojë sot Paketën Vjetore të Zgjerimit për vitin 2026, në të cilën përfshihet edhe raporti që vlerëson progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.

Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, dokumenti do të paraqesë vlerësimin e Komisionit Evropian për zhvillimet dhe reformat e realizuara gjatë vitit të fundit, si dhe sfidat që mbeten për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Paketën para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) do ta prezantojë komisionarja për Zgjerim, Marta Kos.

Prezantimi është paralajmëruar të nisë në orën 13:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Raporti për Kosovën pritet të jetë një nga dokumentet me interes për institucionet dhe opinionin publik, pasi në të pasqyrohet vlerësimi vjetor i Brukselit për ecurinë e vendit në përmbushjen e reformave dhe kritereve që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Pas publikimit të raporteve, raportuesit e Parlamentit Evropian pritet të përgatisin edhe projektrezoluta të veçanta për vendet e përfshira në Pakon e Zgjerimit, ku do të paraqiten qëndrimet dhe rekomandimet e eurodeputetëve për hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në BE.

🇪🇺 @EU_Commission is publishing its annual Enlargement Package today, including the 2026 🇽🇰 Kosovo Report.
Enlargement Commissioner @MartaKosEU will present the Package findings to the @Europarl_EN Foreign Affairs Committee.
Watch LIVE 🔴 at 13:00 ▶️ https://t.co/1tdvaX1QW3 https://t.co/qoFgpHS5RR

— European Union in Kosovo (@EUKosovo) November 4, 2026

Tags: BEKomisioni EvropianRaporti per KosovenTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

​“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vrasja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave

Të enjten përmbyllen skemat e granteve për energji të pastër dhe arsim dual

Të enjten përmbyllen skemat e granteve për energji të pastër dhe arsim dual

​Përfundon takimi mes Komisionit për Punë të Jashtme dhe ambasadores finlandeze

​Përfundon takimi mes Komisionit për Punë të Jashtme dhe ambasadores finlandeze

UNICEF: Rritet në 10% përqindja e nxënësve në Kosovë që raportojnë tentimvetëvrasje

UNICEF: Rritet në 10% përqindja e nxënësve në Kosovë që raportojnë tentimvetëvrasje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën