TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​BE pa marrëveshje për bllokadën e naftës, nesër rinisin negociatat

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
​BE pa marrëveshje për bllokadën e naftës, nesër rinisin negociatat

Burime diplomatike të BE-së theksojnë se “ka një gatishmëri” mes vendeve anëtare për të vazhduar bisedimet për vendosjen e embargos së naftës, në kuadër të paketës së gjashtë të sanksioneve, por se pyetja “si dhe në çfarë mënyre” është ende e hapur.

“Pyetja është se si dhe në çfarë mënyre t’i përgjigjemi specifikave kombëtare të vendeve anëtare kur bëhet fjalë për varësinë nga nafta ruse. Disa vende janë 100 për qind të varura nga nafta ruse dhe mbyllja e saj është një detyrë shumë sfiduese. Duhet gjetur përgjigje adekuate për ndërprerjet e furnizimit, për eksportet ndërmjet vendeve. Sistemi që ka ekzistuar prej vitesh duhet të zëvendësohet dhe kjo nuk është e lehtë”, tha një zyrtar i BE-së në kushte anonime.

Qarqet diplomatike në Bruksel hezitojnë të spekulojnë mbi zgjidhjet e mundshme, duke përfshirë një embargo ndaj naftës ruse që arrin në BE nga deti, me përjashtim të tubacioneve në tokë, por thonë se qëllimi është të arrihet në përfundimin se më shumë se dy të tretat e naftës ruse në BE importohet nga deti.

Nëse nesër në mëngjes miratohet paketa e gjashtë e sanksioneve të BE-së, ajo mund të jetë në tryezën e darkës së punës së liderëve të BE-së, takimi i të cilit fillon në orën 16:00 në Bruksel.

Këshilli Evropian vëren se gjatë darkës së liderëve, ata do të diskutojnë mënyrat për të mbështetur dhe ndihmuar Ukrainën, duke përfshirë mbështetjen financiare dhe ushtarake.

Një tjetër temë për darkën në Bruksel do të jetë çështja e energjisë dhe frenimi i rritjes së çmimeve të energjisë në Evropë.

Në ditën e dytë të samitit, të martën, më 31 maj, liderët e BE-së do të shqyrtojnë mundësitë për zhbllokimin e rezervave të drithit në Ukrainë dhe eksportet e tyre, si dhe situatën në tregun global të ushqimit. Pika e dytë e debatit të martën do të jetë siguria dhe mbrojtja e përbashkët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Sulmi amerikano-izraelit godet rezervuarët e gazit në Iranin jugor

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Serbia bën ushtrime me NATO-n, por blen raketa nga Kina

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Izraeli thotë se ka vrarë ministrin e Inteligjencës së Iranit

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Irani ekzekuton një person me akuzën e spiunazhit për Izraelin

Ditari: 18.03.2026

Ditari: 18.03.2026

Policia në ARBK, ende nuk dihet arsyeja

Prokuroria: Zyrtaret e ARBK-së kanë bërë ndryshimin e pronësisë në vlerë mbi 50 mijë euro

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Për shkak të borës, rruga Pejë-Kullë-Rozhajë është e pakalueshme

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit zhvillon operacion në kufi me Malin e Zi

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, por bilanc i dështimeve

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

LVV propozoi tre emra për KQZ-në, Cakolli: Kjo krijon paqartësi dhe rrezikon funksionalizimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën