TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Nëse vlerësohet se Serbia nuk po bën asgjë për depërshkallëzim, do vendosim masa

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Stano e quan zhgënjyes mosrreshtimin e politikës së Serbisë me atë të BE-së

Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka ripërsëritur se Bashkimi Evropian si ndërmjetësues në dialogun Kosovë – Serbi, është i paanshëm dhe ndihmon të dyja palët për të arritur kompromiset e nevojshme në mënyrë që marrëdhëniet në mes të dyja shteteve të normalizohen.

Duke komentuar letrën që kanë pranuar nga 56 parlamentarë nga Europa dhe SHBA me kërkesën që të sillen në mënyrë të barabartë si ndaj Kosovës ashtu edhe ndaj Serbisë, ai deklaroi se BE-ja i merr vendimet unanime.

Teksa për masat e vendosura ndaj Kosovës, Stano deklaroi se BE-ja do i vendos masa edhe Serbisë, nëse shtetet anëtare vlerësojnë se ajo nuk po bën asgjë për ta përshkallëzuar situatën, përcjell teve1.info

“BE, institucionet dhe shtetet anëtare, sepse çfarëdo ne bëjmë është në sinkronizim dhe në konsultim dhe koordinim me shtetet anëtare, gjithashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë, në këtë kontekst kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe pastaj nëse anëtarët vendosin, ne do të prezantojmë masat e nevojshme ndaj Serbisë, nëse 27 vendet anëtare vendosin që në situatën aktuale të këtyre krizave të fundit, Serbia nuk po bën asgjë për të depërshkallëzuar situatën”, tha ai në një konferencë për media.

Tutje, ai theksoi se masat e fundit ndaj Qeverisë së Kosovës janë vendosur për shkak të “pafatësisë së tyre” për të marrë hapa për qetësuar situatën.

Stano shtoi se qasja e BE-së ndaj të dyja palëve është e balancuar.

Masat e BE-së ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi më 28 qershor, derisa përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

BE-ja ka kërkuar përkushtim më të madh nga pala kosovare për zbatimin e kërkesave për shtensionimin e plotë të situatës në veri, ku përfshihet edhe shpallja e zgjedhjeve në veri. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Plagosja në Fushë Kosovë, Policia jep detaje

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Ymeri mohon marrëveshje mes Kurtit dhe Abdixhikut: Besoni vetëm qëndrimet zyrtare të LDK-së

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Mehmeti: PD nuk e dëshiron me të vërtetë rënien e Edi Ramës, ata e luftojnë protestën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Nisi Prishtina Gastronomy Festival, pesë ditë me gastronomi, muzikë dhe aktivitete në kryeqytet

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Motra e Dua Lipës shkëlqen në bashkëpunimin e ri, marka e njohur i beson një rol kyç

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Franca miraton vdekjen e asistuar për pacientët me sëmundje të pashërueshme

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Argjentina me përmbysje mposht Anglinë, siguron finalen

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

Si ta bllokoni Meta AI që të mos përdorë fotografitë tuaja nga Instagrami?

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

BE: Shqipëria, me 80% zbatim të Planit të Rritjes së BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën