TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Lobimi i Serbisë kundër Kosovës, shkelje e qartë e Marrëveshjes

by teve1
1 vit ago
0
A A
KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se lobimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare përben shkelje “të qartë” të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit është e vlefshme dhe plotësisht detyruese për të dyja; Kosovën dhe Serbinë. Kjo përfshinë edhe nenin 4. Lobimi i Serbisë kundër Kosovës është shkelje e qartë e kësaj marrëveshje”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për Radion Evropa e Lirë.

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha të enjten më herët se njohja formale e Kosovës nuk do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në BE.

I pyetur për këtë nga REL-i, Stano tha: “Natyrisht se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa normalizimin e raporteve të saj me Kosovën dhe tash Marrëveshja e Ohrit aktualisht e bën këtë shumë të qartë: Nëse nuk ka progres në normalizimi, nuk do të ketë progres në negociatat e anëtarësimit”.

Ai nuk shpjegoi nëse kjo nënkupton që Serbia ta njohë Kosovën, e cila u pavarësua nga ajo më 2008.

Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia më 2023 arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve. Më vonë ajo u bë e njohur si Marrëveshja e Ohrit, por edhe ajo ka mbetur kryesisht e pazbatuar.

Serbia loboi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në maj, i cili përfundimisht vendosi të mos fare në agjendë kërkesën e Prishtinës për anëtarësim, pavarësisht se ajo i kaloi dy prej tri fazave të nevojshme.

Bashkimi Evropian nuk është shprehur qartë nëse njohja formale e Kosovës do të jetë kusht për Serbinë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe Stano përsëriti se “qëndrimi i bllokut rreth kësaj çështjeje mbetet i pandryshuar”.

“Qëndrimi i BE-së rreth kësaj nuk ka ndryshuar dhe mbetet i njëjti, siç u është thënë në të kaluarën dhe siç është cekur në kriteret e anëtarësimit”, tha Stani.

Flamuri i BE-së qëndron pranë atij të Serbisë para ndërtesës së Qeverisë serbe në Beograd. Fotografi nga arkivi.

Prej se Kosova e shpalli pavarësinë 15 vjet më parë, Bashkimi Evropian është shprehur vazhdimisht se çështja e njohjes së Kosovës është një çështje në kompetencë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe, si BE, ka mbajtur një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës.

Por, në anën tjetër, Kosova ka raporte të veçanta kontraktuale me Bashkimin Evropian, përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, ndërsa në procesin e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE nuk përfshihet territor i Kosovës.

Në BE gjithmonë kanë ngulur këmbë që të përdorin normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën si kusht për Serbinë. Interpretimin se a nënkupton “normalizimi i plotë” edhe njohjen formale të Kosovës nga Serbia, në BE ua kanë lënë palëve ta interpretojnë vetë.

Një zyrtar i BE-së, duke rikujtuar edhe ndryshimet në kornizën e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE, ku në kapitullin 35 është përfshirë si kusht edhe normalizimi i raporteve me Kosovën, ka thënë se pa ketë normalizim, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it dhe ministri malazez diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal

Komandanti i KFOR-it dhe ministri malazez diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal

Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë

Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë

Nis ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë” i FSK-së, i pranishëm edhe komandanti Jashari

Nis ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë” i FSK-së, i pranishëm edhe komandanti Jashari

Quni për Kurtin: Kur s’ke nevojë për dikë, e quan tradhtar – kjo është logjika e tij politike

Tërmet në Iran

Një tërmet tjetër i fortë në Turqinë Perëndimore

Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë

Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë

Nis ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë” i FSK-së, i pranishëm edhe komandanti Jashari

Nis ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë” i FSK-së, i pranishëm edhe komandanti Jashari

Gjermania kërkon ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Sudan

Gjermania kërkon ndalimin e menjëhershëm të vrasjeve në Sudan

Quni për Kurtin: Kur s’ke nevojë për dikë, e quan tradhtar – kjo është logjika e tij politike

Quni për Kurtin: Kur s’ke nevojë për dikë, e quan tradhtar – kjo është logjika e tij politike

Xhaka, vrapuesi më i madh në Premier League

Xhaka, vrapuesi më i madh në Premier League

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën