TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT) ka njoftuar se është detyruar të aplikojë reduktime të rrymës për shkak të mbingarkesës së rrjetit energjetik.

KOSTT ka thënë se është detyruar të kufizojnë ngarkesën për të ruajtur sigurinë e sistemit.

Si pasojë, disa lagje në kryeqytet për më shumë se një orë kanë mbetur pa rrymë.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme (13 janar) dhe nesër (14 janar), Zona e Kontrollit e KOSTT-it po operon me jo-bilanca të mëdha dhe të vazhdueshme, të cilat në orë të caktuara tejkalojnë mbi 200 megavat.

KOSTT ka bërë të ditur se në përputhje me përgjegjësitë e tij si operator i sistemit dhe tregut, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit dhe organizimin e ankandeve brendaditore.

“Megjithatë, për shkak të dallimit të madh ndërmjet nominimeve të deklaruara dhe konsumit real, këto masa nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo-bilancat e krijuara. Sipas KOSTT-it, këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, duke rritur rrezikun për stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe duke mundësuar pasoja serioze, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikimin e Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E. Në këto rrethana, për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit dhe mbrojtjen e integritetit të rrjetit, KOSTT ka theksuar se do të aplikojë kufizime të ngarkesës sipas nevojës dhe në përputhje me përgjegjësitë ligjore dhe operative”, thuhet nw njoftimin e KOSTT.

Ndryshe, institucioni ka shtuar se me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit të sistemit, do të ndërmerren menjëherë veprimet e nevojshme për rikthimin e operimit normal./teve1.info/

Tags: KOSTTPrishtinereduktimi i rrymesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

25-vjetori i Betejës së Lavdishme të Haraçinës, ambasadori Denion Meidani para familjarëve të dëshmorëve: Liria nuk dhurohet

25-vjetori i Betejës së Lavdishme të Haraçinës, ambasadori Denion Meidani para familjarëve të dëshmorëve: Liria nuk dhurohet

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pritet fjala përfundimtare

Nis seanca ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, pritet fjala përfundimtare

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Përleshje masive në Lipjan për shkak të një prone, 11 të lënduar dhe 10 persona në mbajtje

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri

Helmohen sërish nga ushqimi 50 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Shqipëri

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Kosovë, nafta bie e benzina rritet

Venezuela shpall gjendje të jashtëzakonshme, të paktën 32 të vdekur e mbi 700 të lënduar nga tërmetet

Venezuela shpall gjendje të jashtëzakonshme, të paktën 32 të vdekur e mbi 700 të lënduar nga tërmetet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën