TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Korrupsioni është zvogëluar, për investitorë serioz kërkohet edhe furnizim i qëndrueshëm me energji

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
BE: Korrupsioni është zvogëluar, për investitorë serioz kërkohet edhe furnizim i qëndrueshëm me energji

Ministrja Hajdari theksoi se Kosova me sektorët industrialë, kryesisht në industrinë përpunuese është me rëndësi për ekonominë e vendit, sepse sipas saj industria përpunuese kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së prodhimit në vend dhe në rritjen e numrit të të punësuarve në profile të ndershme.

Ndërsa, përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës vlerësuan se niveli i korrupsionit është zvogëluar, por nevojitet edhe furnizim i qëndrueshëm me energji elektrike për të pasur investitorë seriozë nga Bashkimi Evropian.

Ministria Hajdari në konferencën vjetore mbi zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, tha se Kosova synon më shumë investime, eksporte dhe punësim, teksa shtoi se vendi ynë ka potencialin e ndërmarrësisë.

“Kosova ka përparësi të shumta, është efektiviteti i kostos, është rinia e arsimuar, është cilësia e ndërmarrësisë në vendin tonë me kompetencën përpunimit në sektorë të rëndësishëm industrial me orientim për të inovuar nga nevoja. Ne synojmë për integrimin e fuqishëm ekonomik e tregtarë me vendet e Bashkimit Evropian dhe principatat e BE-së. Lajm i mirë është se me kalimin e viteve, tregtia po rritet, po bëhet më e rregulluar, ka monitorim aktiv të tregtisë përtej kufijve dhe pjesëmarrja e njerëzve në sektorin e tregtisë formale po rritet. Qeveria e jonë është e vendosur fortë për të ndalur tregtinë jo formale dhe të paligjshme… Kosova ka përparësi të shumta, është edhe më shumë legjislacioni në fuqi në harmoni me Bashkimin Evropian. Po ashtu është edhe infrastruktura që iu ofron investitorëve edhe më lehtë për t’u vendosur në Republikën tonë”, tha ajo, në konferencën për promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë.

Udhëheqësja e Sektorit të Politikave Ekonomike dhe Integrimit Evropian në Zyrën e BE-së në Kosovë, AnnaCarin Platon tha se shumë investitorë serioz nga shtetet e Bashkimit Evropian së pari bazohen në furnizimin e qëndrueshëm të energjisë, edhe nëse ajo energji vjen nga burimet e ripërtritshme.

Prandaj, ajo tha se diverisifikimi i burimeve të energjisë është i domosdoshëm për të pasur një qëndrueshmëri në të ardhmen.

“Ne dëgjuam këtu edhe bizneset, që korrupsioni është zvogëluar. Po ashtu, ne si BE e vlerësojmë përparimin që është bërë edhe në fushën e legjislacionit në përputhje me atë të BE-së. Qeveria ka komunikuar dhe e përçon një përkushtim ndaj agjendës së Bashkimit Evropian. Sa i përket krizës energjetike, në kohë krize paraqiten edhe mundësi për të reflektuar shteti nga sektori i energjisë. E kuptojmë që tani diversifikimi i burimeve të energjisë është i domosdoshëm për të pasur një qasje të gjelbër, e cila është një zgjidhje dhe një qëndrueshmëri në të ardhmen… Ndërsa, për investimet e huaja, shumë investitorë seriozë nga shtetet e Bashkimit Evropian së pari bazohen në furnizimin e qëndrueshme të energjisë, edhe nëse ajo energji vjen nga burimet e ripërtritshme të energjisë. Po ashtu duhet pasur një ambient të pastër me shërbime”, theksoi ajo.

Në këtë ngjarje u tha se gjatë periudhës janar – shtator 2022 investimet e huaja kanë shënuar vlerën në 566.9 milionë euro, apo krahasuar me vitin e kaluar të periudhës se njëjtë, ka një rritje prej 43.6% të investimeve të huaja.

Pavarësisht sfidave, Kosova ka tërhequr një numër investitorësh të rëndësishëm, duke përfshirë disa firma ndërkombëtare, megjithëse ka mjaft potencial të pashfrytëzuar.

Në këtë konferencë u tha po ashtu se Kosova ka bërë progres të vazhdueshëm në krijimin e një ekonomie tregu moderne dhe miqësore, duke ofruar mundësi të mëdha investimi, duke ruajtur rritjen ekonomike dhe stabilitetin rajonal./KSP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuar për fajde në Rahovec

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Kosova i kthehet përgatitjeve, me fokus te Austria

Kosova i kthehet përgatitjeve, me fokus te Austria

Ndeshja Kosovë – Austri, shiten biletat në “Fadil Vokrri” – mbesin edhe pak në zonën VIP

Ndeshja Kosovë – Austri, shiten biletat në “Fadil Vokrri” – mbesin edhe pak në zonën VIP

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Iu “djeg” goli i Muriqit, mediat serbe kërkojnë nga UEFA ta përjashtojnë Kosovën

Iu “djeg” goli i Muriqit, mediat serbe kërkojnë nga UEFA ta përjashtojnë Kosovën

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën