TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE-ja vendos rregulla për inteligjencën artificiale, si do të ndikojnë ato te njerëzit?

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
BE-ja vendos rregulla për inteligjencën artificiale, si do të ndikojnë ato te njerëzit?

Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) punuan deri në orët e vona javën e kaluar për ta arritur një marrëveshje për rregullat botërore sipas të cilave duhet të përdoret inteligjenca artificiale (AI) në bllokun me 27 vende anëtare.

Akti i Inteligjencës Artificiale është seti i fundit i rregullave të përcaktuara për ta qeverisur teknologjinë në Evropë, e cila do të ketë ndikimin global.

Më poshtë mund ta lexoni një shpjegim të këtyre rregullave të AI-së.

Çfarë është Akti AI dhe si funksionon?

Akti AI vlerëson dhe analizon rreziqet e produkteve apo shërbimeve të cilat përdorin inteligjencë artificiale dhe përqendrohet në rregullimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në vend se të teknologjisë. Legjislacioni është bërë për t’i mbrojtur demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, siç është liria e shprehjes, duke nxitur investime dhe inovacion në të njëjtën kohë.

Sa më i rrezikshëm që të jetë aplikacioni, aq më të ashpra do të jenë rregullat. Ato të cilat përbëjnë rrezik të vogël, siç janë sistemet që rekomandojnë përmbajtje, apo filtrat e përmbajtjeve të rrezikshme, detyrohen të ndjekin rregulla të lehta, si për shembull të tregojnë se mundësohen nga AI-ja.

Sistemet me rrezikshmëri të lartë, siç janë mjetet mjekësore, përballen me kërkesa më të forta si, përdorimin e të dhënave të cilësisë së lartë dhe ofrimin e të dhënave të qarta për përdoruesit.

Përdorimi i disa AI-ve është i ndaluar sepse vlerësohet se ato përbëjnë rrezik të papranueshëm, si për shembull sistemet për notimin e shoqërisë të cilat i kontrollojnë sjelljet e njerëzve, disa lloje të sistemeve për zbulimin e aktiviteteve të mundshme kriminale dhe sistemet për njohje emocionale në shkollë dhe në vend të punës.

Njerëzve në publik nuk mund t’iu skanohet fytyra nga policia me sisteme për “identifikim biometrik” të mundësuara nga AI-ja, përveç në rastet e krimeve serioze si, rrëmbimi apo terrorizmi.

Akti i AI-së do të futet në fuqi vetëm dy vjet pasi ligjvënësit evropianë ta kenë dhënë miratimin final, i cili pritet të hidhet në votim në fillim të vitit 2024.

Shkeljet mund të dënohet me gjoba deri në 35 milionë euro, apo 7 për qind të të hyrave globale të kompanisë.

Si do të ndikojë akti i AI-së në pjesën tjetër të botës?

Akti i AI-së do të vlejë për rreth 450 milionë banorët e BE-së, por ekspertët thonë se ndikimi i tij mund të shtrihet shumë më larg, për shkak të rolit udhëheqës të Brukselit për të vendosur rregulla të cilat vlejnë si standard global.

BE-ja e ka luajtur këtë rol më parë me rregulla të kaluara të teknologjisë, më e veçuara është bërja detyrim e prizës së përbashkët për mbushje, e cila e detyroi kompaninë Apple të heqë dorë nga kablloja e vet për mbushësit e produkteve të saj.

Derisa shumë vende të tjera po mendohen nëse duhet dhe si ta frenojnë AI-në, rregulloret gjithëpërfshirëse të BE-së pritet të shërbejnë si udhërrëfyes.

“Akti AI është rregullorja e parë botërore gjithëpërfshirëse, horizontale dhe detyruese e inteligjencës artificiale, e cila jo vetëm që do t’i ndryshojë gjërat në Evropë, por me shumë gjasa do ta rrisë momentumin global për ta rregulluar AI-në nëpër juridiksione”, tha Anu Bradford, eksperte e ligjeve të BE-së dhe rregulloreve digjitale.

“Kjo e vë BE-në në pozitë të veçantë për të qenë lidere dhe për t’i treguar botës se AI-ja mund të qeveriset dhe se zhvillimi i saj mund të jetë subjekt i monitorimit demokratik”, tha ajo.

Duke mos e ndaluar plotësisht teknologjinë e njohjes së fytyrës në kohë reale, Brukseli “praktikisht i ka dhënë dritën e gjelbër vëzhgimit digjital distopik në 27 vendet anëtare të BE-së, duke e vendosur një precedent shkatërrues në gjithë botën”, tha Amnesty International.

Ndalesa e pjesshme është “një mundësi e humbur për ta ndalur dhe parandaluar dëmin kolosal ndaj të drejtave të njeriut, hapësirës civile dhe sundimit të ligjit, të cilat janë të kërcënuara tashme nëpër BE”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Shqipëria po përballet me zjarre, 21 vatra aktive, një pjesë e tyre të qëllimshme

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Pas 14 vitesh, Al Jazeera largohet nga Ballkani

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

Vdes në Shqipëri ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

“Diçka e çuditshme po ndodh”, Trump flet rreth dronëve në disa shtete amerikane

Trump vendos 30% tarifë kundër mallrave të BE-së dhe Meksikës

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Dyshohet se një vajzë në Fushë-Kosovë është dhunuar nga dy persona

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

Ish-drejtori i Urbanizmit në Prizren ngrit kallëzim penal ndaj Totajt

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

A duhet të pini ujë me akull në mot të nxehtë?

Sot, vazhdimi i seancës së 39-të konstituive

Sot tentimi i 46-të për konstituimin e Kuvendit

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Si ta mbani nxirjen verore sa më gjatë?

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X