TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE-ja thotë se mosmiratimi i Kodit Civil do të ketë pasoja negative për qytetarët e Kosovës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
BE-ja thotë se mosmiratimi i Kodit Civil do të ketë pasoja negative për qytetarët e Kosovës

Sipas BE-së, kjo do të ketë pasoja negative edhe në biznese dhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës. Ata u bëjnë thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin Civil.

“Kodi Civil do të rregullojë konceptet juridike moderne lidhur me detyrimet kontraktuale, të drejtat pronësore, marrëdhëniet familjare dhe të drejtat e trashëgimisë. Kodi Civil sjell një avancim shumë të nevojshëm në zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit, dhe në gjendjen e disa prej sektorëve më të cenueshëm të shoqërisë kosovare, veçanërisht të grave dhe fëmijëve si dhe të personave LGBTI. Të drejtat e fëmijëve janë avancuar në tekst duke përcaktuar se organi kompetent (gjykata) gjithmonë vendos në interesin e tyre. Gjithashtu, janë sqaruar dispozitat lidhur me trajtimin e fëmijëve të braktisur ose pa përkujdesje prindërore, si dhe e drejta për t’u dëgjuar në moshën 6 vjeç. Kur bëhet fjalë për barazinë gjinore, pasuria e përbashkët e bashkëshortëve do të jetë e barabartë (50 deri në 50%). Për të shmangur martesat e të miturve, është e ndaluar martesa nën moshën 18 vjeç siç rekomandohet në vendet e BE-së. Gratë kanë të drejtë për procedura të barabarta dhe transparente në lidhje me divorcin dhe trashëgiminë para noterëve dhe gjykatave”, thuhet në reagimin e zyrës së BE-së në Kosovë.

Po ashtu, nga BE-ja u kanë bërë thirrje “deputetëve ta marrin në konsideratë këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit dhe të përfshijnë shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit në shqyrtimin e mëtejshëm të këtij Kodi, veçanërisht kur bëhet fjalë për garantimin e të drejtave të grupeve më vulnerabël, siç u përmend më lart”.

Theksojmë se miratimi i këtij Kodi në Kuvend është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit. Disa deputetë edhe kanë deklaruar se nuk do të votojnë pro këtij Kodi. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Shembja e dheut në Veternik lë pa energji elektrike një pjesë në kryeqytet

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Drejtësia për masakrën e Belegun mungon, pavarësisht identifikimit të përgjegjësve

Fushtica: Nuk dihet ende shkaku i shembjes së dheut, rruga “Malush Kosova” do të jetë e mbyllur për kohë të gjatë

Fushtica: Nuk dihet ende shkaku i shembjes së dheut, rruga “Malush Kosova” do të jetë e mbyllur për kohë të gjatë

Shembja e dheut dëmton gypin, këto zona mbesin pa ujë në kryeqytet

Dhunë dhe tensione në zgjedhjet lokale në Serbi, sulmohen edhe gazetarët

Organizatori i ekspozitës për masakrat në Kosovë reagon ndaj raportimeve për të dhëna të pasakta

PDK në mbështetje të protestës së OVL-UÇK-së për ekspozitën e masakrave në Kosovë

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Shembet rruga “Malush Kosova” në Prishtinë, shkaktohet një gropë gjigante

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën