TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja për Tëvë1: Ekspertët e EULEX-it po asistojnë në gërmimet në Zubin Potok

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
BE-ja për Tëvë1: Ekspertët e EULEX-it po asistojnë në gërmimet në Zubin Potok

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se ekspertët e Mjekësisë Ligjore të EULEX-it po asistojnë Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës në gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok, ku po verifikohet një lokacion që dyshohet se mund të jetë varrezë e pashënuar me persona të zhdukur.

Në një përgjigje për Tëvë1, BE-ja tha se ekspertët e EULEX-it kanë ndihmuar homologët e tyre nga IML-ja në vlerësimin e lokacionit dhe po marrin pjesë aktivisht në operacionin e zhvarrimit, i cili është rifilluar në këtë zonë.

“Konfirmojmë se ekspertët e Mjekësisë Ligjore të EULEX-it kanë asistuar homologët e tyre nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës në vlerësimin e një lokacioni në Zubin Potok, me qëllim identifikimin e një vendi të mundshëm të një varreze të pashënuar ku mund të ndodhen persona të zhdukur. Ekspertët e EULEX-it po marrin pjesë aktivisht në operacionin e zhvarrimit, i cili është rifilluar në këtë lokacion nga Instituti i Mjekësisë Ligjore”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Në të njëjtën përgjigje, BE-ja thekson se EULEX-i nuk zhvillon hetime penale, pasi kjo është kompetencë e autoriteteve të Kosovës.

Sipas BE-së, ndihma për zbardhjen e fatit të personave që ende rezultojnë të zhdukur nga konflikti mbetet një element kyç i dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Po ashtu, BE-ja rikujton se Komisioni i Përbashkët për Personat e Zhdukur, i themeluar në bazë të Deklaratës për Personat e Zhdukur të vitit 2023 dhe i kryesuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd–Prishtinë, mbikëqyr zbatimin e kësaj deklarate dhe synon të ndihmojë në sqarimin e fatit të personave të zhdukur.

Në përgjigjen për Tëvë1, BE-ja thekson gjithashtu se ka ofruar mbështetje financiare për Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës në funksion të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Tags: EULEXgërmimeTeve1zubin potok
ShareTweet

Postime të ngjashme

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Ligji për Dhomat e Specializuara nuk e rrëzon aktgjykimin, mashtrim

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Berisha: Shiroka-Pula nuk ishte propozim i PDK-së për presidente

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Deda: Anëtarësimi në KiE, pjesë e strategjisë shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Rezistenca e “ferrit” i shpëtoi civilët nga krimet serbe – 28 vjet nga Epopeja e Jezercit

OVL-UÇK: Reagimet ndaj ndryshimeve në Ligjin për Specialen sa të nxituara, aq edhe të pabazuara

“InfoNata” 08.10.2026

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Hoti: Individë e grupe në PDK duan më shumë rrëzimin e Kurtit se lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Anëtarë të VV-së pjesë e stafit të presidentes,Hoti: Gjëra të vogla, mund të jetë nga urgjenca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën