TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja kërkon respektimin e marrëveshjes për integrimin e serbëve në gjyqësorin e Kosovës

by Lindrit Zejnullahu
5 vjet ago
0
A A
BE-ja kërkon respektimin e marrëveshjes për integrimin e serbëve në gjyqësorin e Kosovës

Peter Stano

Ky reagim i BE-së vjen pasi javën e kaluar, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, suspendoi nga puna kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq. Kjo e fundit, më 22 mars, së bashku me përfaqësues tjerë të serbëve të Kosovës, mori pjesë në një mbledhje në Beograd, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i BE-së për çështje të politikës së jashtme dhe siguri, Peter Stano, deklaroi për gazetarët se duhet të respektohen procedurat, por po ashtu të kuptohet rëndësia e integrimit të personelit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës, raporton REL.

“Kemi marrë në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e përkohshëm të kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Personeli serb i Kosovës ishte integruar në sistemin ligjor të Kosovës më 2017 përmes një marrëveshjeje të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ky integrim kishte mundësuar qasje në sistemin ligjor të Kosovës dhe sistemin e drejtësisë për komunitetin serb”, tha ai.

Stano shtoi se “personeli gjyqësor i integruar kryen detyra të rëndësishme nga të cilat përfitojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë komunitetet joshumicë në Kosovë”.

“BE-ja pret që autoritetet kompetente të Kosovës, por edhe të Serbisë, të respektojnë të gjitha pjesët e kësaj marrëveshje”, tha Stano.

“Procedurat disiplinore nuk janë pjesë e marrëveshjes. BE beson se autoritetet kompetente do të ndjekin procesin dhe procedurën e duhur lidhur me shqyrtimin e një rasti të tillë disiplinore. Në të njëjtën kohë, presim nga personeli i sistemit ligjor të Kosovës të veprojë në bazë të ligjeve dhe rregullave të Kosovës”, theksoi ai.

Zëdhënësi i BE-s ka përsëritur edhe thirrjen e bllokut evropian për përmbajtje nga retorika nxitëse.

“BE-ja fton Kosovën dhe Serbinë që të veprojnë më përmbajtje dhe të përmbahen nga retorika apo veprimet të cilat mund të nxisin tensione. Presim nga të dyja palët të veprojnë me përgjegjësi dhe të kontribuojnë për një atmosferë të përshtatshme për normalizimin e raporteve të tyre”, tha Stano.

Pas suspendimit të Lilana Stevanoviq, Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – pas një proteste të mbajtur më 25 mars, tha se kjo parti dhe stafi gjyqësor serb, do të pezullojnë punën deri në kthimin në punë të Stevanoviqit.

Pas suspendimit të Stevanoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, akuzoi kryeministrin i Kosovës, Albin Kurtin, për shkelje të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe tha se Marrëveshja e Brukselit – e arritur më 2013 – nuk ekziston më. Por, këto deklarata, në BE nuk kanë dashur t’i komentojnë.

Ndërkaq, Kurti, ka thënë se sistemi gjyqësor i Kosovës është i pavarur nga Qeveria.

Në Bruksel kanë frikë se zhvillimet e fundit, krahas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar votimin në Kosovë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare serbe, mund të kenë ndikim negativ edhe në procesin e dialogut. Në bllokun evropian e pranojnë se pa mbaruar zgjedhjet serbe, të caktuara për 3 prill, nuk presin ndonjë zhvillim konkret në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti-Selimi kritikon Serbinë për standarde të dyfishta: Kërkon përgjegjësi për Banjskën

Mehmeti-Selimi kritikon Serbinë për standarde të dyfishta: Kërkon përgjegjësi për Banjskën

​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

Deliu-Kodra në Kuvend: Institucionet e Kosovës të kërkojnë llogaridhënie për Dhomat e Specializuara

Deliu-Kodra në Kuvend: Institucionet e Kosovës të kërkojnë llogaridhënie për Dhomat e Specializuara

​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën