TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja ia heq Kosovës 50% të masave, kush po heziton për largimin e plotë të tyre?

Transferimi i qetë i pushtetit në komunat veriore nuk i bindi të gjitha shtetet e BE-së për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, por ka sinjale pozitive për lehtësim gradual. Komisioni Evropian ka vendosur të lirojë 50% të ndihmës financiare, rreth 216 milionë euro, pas zhvillimeve në veri. Analistët theksojnë se hezitimi lidhet edhe me periudhën zgjedhore dhe skepticizmin e disa shteteve të mëdha të BE-së. Masat u vendosën pas tensioneve në veri në vitin 2023.

by Shpat Blakcori
7 muaj ago
1 0
A A

Transferimi i qetë i pushtetit në katër komunat veriore nuk i bindi të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian për t’i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës.
Megjithatë ka disa lëvizje pozitive në këtë drejtim sepse BE-ja ka vendosur që t’i heq gradualisht këto masa.

Komisioni Evropian do të lëshojë 50%, apo 216 milionë euro të ndihmës financiare për Kosovën në kuadër të procesit të heqjes së masave ndëshkuese.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha për Tëvë1 se deri tek ky vendim kanë ardhur pas transferimit të qetë të pushtetit në veri.

“Kjo do të mundësojë: nënshkrimin e kontratave për 4 projekte (që në total përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të BE-së) dhe nisjen e zbatimit të tyre; përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura IPA III të dedikuara për Kosovën (181 milionë euro; me miratimin e planifikuar të vendimit të financimit nga Komisioni në pranverë të vitit 2026, që do të lejonte nisjen e projekteve të para në gjysmën e dytë të vitit 2026”, ka njoftuar i Komisioni Evropian.

Zv.kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, i ka mirëpritur heqjen e masave ndërsa tha se ky proces duhet të vijoj me heqjen e plotë të tyre.

Ndërkaq, analisti politik, Agon Maliqi shpjegon arsyet pse blloku nuk është bindur për t’i larguar masat ndëshkuese.

“Nuk mund të pritet që ata të marrin një vendim të tillë në periudhën e fushatës zgjedhore. Ata mund ta konsiderojnë si ndërhyrje në prag të zgjedhjeve dhe gjithashtu do të shihej si fitore qeverinë aktuale në detyrë”, ka thënë Maliqi.

Tutje, Maliqi tregon se janë disa shtetet të mëdha brenda BE-së që janë skeptike për këtë çështje.

“Ka disa shtetet që i prijnë këtij hezitimi dhe është raportuar për këto shtete siç janë; Franca, Italia dhe Hungaria. Besoj që pas zgjedhjeve mund të ketë një ndryshim të vogël të pozicionit. Por, edhe në atë rast besoj do të pritet edhe diçka përtej transferimit të qetë të pushtetit. Do të shikohet se si do të jetë qasja konkrete me këto komuna nga niveli qendror”, ka thënë tutje Maliqi.

Kujtojmë që masat ndëshkuese ndaj Kosovës u vendosën pas shpërthimit të tensioneve në veri në vëren e vitit 2023.

Ish-shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, para largimit nga detyra kishte kërkuar që këto masa të hiqeshin ndaj Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën