TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE-ja do t’i dërgojë Sirisë ndihmë përmes Turqisë

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE-ja do t’i dërgojë Sirisë ndihmë përmes Turqisë

Komisioni Evropian ka thënë se të premten do të nisë një operacion për dërgimin e 50 tonëve të ndihmave në Siri, përmes Turqisë fqinje.

Pajisjet për kujdes shëndetësor do të nisen prej magazinave të BE-së në Dubai dhe më pas në Adana të Turqisë, dhe më pas do të dorëzohen në Siri “në ditët në vijim”, është thënë përmes një komunikate.

Më pas, ndihma shtesë prej rreth 46 tonësh, do të dërgohet prej Danimarkës në Adana, ndërsa në Siri do të shpërndahet nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

UNICEF-i ka thënë që më shumë se një milion njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë detyruar të zhvendosen në Siri prej nisjes së ofensivës së rebelëve, që ka rezultuar me rrëzimin e regjimit të Bashar al-Assadit.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, ka thënë se do të diskutojë sërish për ndihmë humanitare, kur të takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan të martën në Turqi.

“Me një situatë aq armiqësore në terren, ndihma jonë për njerëzit në Siri është edhe më e rëndësishme”, është cituar të ketë thënë ajo.

Komisioni ka thënë se ka arritur t’i mbledhë katër milionë euro për “të adresuar nevojat më urgjente humanitare”, duke e çuar shifrën totale në 163 milionë eurove.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.

Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.

Në vjetët e fundit, HTS-ja, grup militant islamist, i ka prishur lidhjet me Al-Kaidën, dhe ka tentuar të prezantohet si alternativë pragmatike ndaj Qeverisë siriane.

Megjithatë, ka shqetësime për abuzime që ka kryer grupi, si dhe për lidhjet me grupe tjera terroriste.

HTS është organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjigandi i teknologjisë Nvidia heton dyshimet për lidhjen e CEO-s me një spiune kineze

Gjigandi i teknologjisë Nvidia heton dyshimet për lidhjen e CEO-s me një spiune kineze

Sinani: Do ta çojmë përpara çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Serbi

Sinani: Do ta çojmë përpara çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Serbi

12 emigrantë humbin jetën, mbi 100 të tjerë shpëtohen në brigjet e Kretës në Greqi

12 emigrantë humbin jetën, mbi 100 të tjerë shpëtohen në brigjet e Kretës në Greqi

​Vdes sulmuesi që vrau gjashtë persona në një shesh në Poloni

​Vdes sulmuesi që vrau gjashtë persona në një shesh në Poloni

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në trajnim ndërkombëtar në Kroaci

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në trajnim ndërkombëtar në Kroaci

Ngjarja e Bit Pazarit dhe Kosova

Ngjarja e Bit Pazarit dhe Kosova

Presidentja Shiroka-Pula takohet me përfaqësueset e RrGK-së, diskutojnë për parandalimin e dhunës ndaj grave

Presidentja Shiroka-Pula takohet me përfaqësueset e RrGK-së, diskutojnë për parandalimin e dhunës ndaj grave

Gjigandi i teknologjisë Nvidia heton dyshimet për lidhjen e CEO-s me një spiune kineze

Gjigandi i teknologjisë Nvidia heton dyshimet për lidhjen e CEO-s me një spiune kineze

Sinani: Do ta çojmë përpara çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Serbi

Sinani: Do ta çojmë përpara çështjen e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Serbi

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Sermaxhaj

Ballkani ndanë rrugët me trajnerin Sermaxhaj

12 emigrantë humbin jetën, mbi 100 të tjerë shpëtohen në brigjet e Kretës në Greqi

12 emigrantë humbin jetën, mbi 100 të tjerë shpëtohen në brigjet e Kretës në Greqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën