TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Izraeli ka bërë zgjerimin më i madh në dekada të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE: Izraeli ka bërë zgjerimin më i madh në dekada të vendbanimeve në Bregun Perëndimor

Izraeli vitin e kaluar ka ndërtuar numrin më të madh të vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor që nga Marrëveshja e Oslos në vitet ’90, tha zyra përfaqësuese e Bashkimit Evropian për territoret palestineze.

Planet për ndërtimin e 12.349 njësive të banimit në Bregun Perëndimor shkuan drejt miratimit, tha zyra e BE-së, duke paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndikojë në arritjen e një ujdie të mundshme për zgjidhjen me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.

Edhe 18.333 njësi janë në proces të planifikimit në Jerusalemin e aneksuar Lindor, tha zyra e BE-së.

Paneli i gjyqtarëve të GJND-së gjatë dhënies së mendimit për territoret e pushtuara palestineze. 19 korrik 2024.

Numri i përgjithshëm i njësive të banimit në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor është 30.682, tha BE-ja, duke theksuar se ky është numri më i lartë i vendbanimeve të reja që nga viti 2012.

Ky njoftim vjen në kohën kur tensionet janë rritur në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor për shkak të luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – që nisi më 7 tetor.

“BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Izraelit që të mos çojë përpara planet për ndërtimin e vendbanimeve dhe të ndalë të gjitha aktivitetet në këtë drejtim”, tha zyra e BE-së.

Të gjitha vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor, të pushtuar më 1967, konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, pavarësisht nëse Izraeli ka leje për ndërtimin e tyre.

Në Bregun Perëndimor aktualisht jetojnë rreth 490.000 kolonë izraelitë, së bashku me rreth 3 milionë palestinezë. Partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin aktual qeverisës të Izraelit kanë kërkuar përshpejtimin e zgjerimit të vendbanimeve të reja./rel

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

17 persona të vrarë nga sulmet ruse pranë Kievit, thotë Zelensky

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Huthitë pretendojnë sulm me raketa balistike ndaj një tankeri saudit në Detin e Kuq

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Netanyahu thotë se Izraeli nuk do të tërhiqet nga Gaza pa u çarmatosur Hamasi

Bora angazhon fundor amerikan

Bora angazhon fundor amerikan

Spalletti mbetet trajner i Juventusit deri më 2028

Spalletti flet për Edon Zhegrovën

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Zhegrova i lumtur me golin, shpallet më i miri

Ekipet angleze pas Ibrahimoviqit kosovar

Ibrahimoviqi kosovar do trofe me Bayernin

KB Peja angazhon edhe një amerikan

KB Peja angazhon edhe një amerikan

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Fejza: Lajm i mirë, tani që LDK po flet çfarë dëshiron

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën