TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE dhe Qeveria dakordohen për zbatimin e Ligjit për të Huajt nga e diela

Ligji për të Huajt dhe ai për Automjetet e solli sot në Prishtinë emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi. Peter Sorensen dhe kryeministri Kurti u takuan që në orët e para të mëngjesit, derisa bënë të ditur se tashmë këto ligje do të hyjnë në fuqi nga nesër.

by Adea Mustafaj
3 javë ago
2 0
A A

Takimin e nisën goxha herët.

Ballë për ballë njëri tjetrit, kryeministri Albin Kurti e emisari i BE-së për dialogun, Peter Sorensen, u panë që në orët e hershme të mëngjesit.

Pas bisedimeve të zhvilluara, dyshja iu drejtuan foltores për media.

E aty u konfirmua se tashmë nga e diela e 15 marsit, do të hyjë në fuqi Ligji për të huajt dhe ai për automjetet.

Sorensen, ndonëse tha se procesi i ndryshimeve ligjore kërkon kohë, përshëndeti përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e ligjeve.

“Për të siguruar mosndërprerjen e shërbimeve, i kemi kërkuar Kosovës të lejojë përdorimin e letërnjoftimeve të lëshuara jo më vonë se 15 mars 2026 nga Serbia për ata që jetojnë në Kosovë, si mjet identifikimi për proceset administrative. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës duhet të regjistrojë individët kualifikues në sistemin e Regjistrit Qendror të Gjendjes Civile të Kosovës sipas ligjit të Kosovës, sipas fakteve të gjendjes së tyre civile”.

Ndërkaq në anën tjetër, kryeministri Kurti sqaroi se si do të funksionojë i gjithë procesi.

“Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me lista të stafit shëndetësor dhe akademik që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve. Lista që do shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë në MPB. E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Kosovë, për të cilët krerët komunale do ofrojnë listën e plotë”, deklaroi Kurti.

E në këtë konferencë, i pranishëm ishte edhe shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Avio Orav.

Ai u shpreh se zbatimi i këtij ligjit është një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian.

“Sot në takim u fokusuam në zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt. Diskutuam për zbatimin që do të fillojë nesër. Kemi pasur biseda intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot ka një pajtim për zbatimin e Ligjit për të Huajt me hapa shtesë substancial, para së gjithash në lidhje me procesin e regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe lejeve të qëndrimit të përkohshëm”, tha Orav.

Ligjet për të huajt parasheh që të gjithë personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë për më shumë se tre muaj, përveç nëse kanë autorizim përkatës.

Megjithatë, pas takimit të së shtunës është vendosur që këto rregulla të mos zbatohen menjëherë për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare.

Ata do të kenë mundësi të pajisen me leje të përkohshme qëndrimi deri në 12 muaj, si dhe të përdorin si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga struktura paralele në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

Osmani uron Pashkët pas përfundimit të mandatit: Për shumë mot të dashur vëllezër e motra!

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

27-vjet nga Masakra e Rezallës, Gucati: Krim barbar që s’duhet harruar kurrë, turp për ata që tentuan ta devijojnë historinë e shqiptarëve

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit: Hapni Ngushticën e Hormuzit ose përballuni me bombardime

Maqedonia e Veriut dëbon pesë diplomatë rusë

Këshilli Shqiptaro-Amerikan mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Gjermania kërkon që burrat 17–45 vjeç të kenë miratim ushtarak për qëndrime jashtë vendit mbi 3 muaj

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Meidani me mesazh: Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Piloti amerikan i zhdukur pasi Irani rrëzoi avionin luftarak F-15 është shpëtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën