TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BDI kërkon dorëheqje të zëvendësministrave shqiptarë pas thirrjeve raciste në Kumanovë

by teve1
1 vit ago
0
A A
BDI kërkon dorëheqje të zëvendësministrave shqiptarë pas thirrjeve raciste në Kumanovë

Partia më e madhe e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i ka dënuar thirrjet raciste ndaj shqiptarëve gjatë ndeshjes së basketbollit që u zhvillua në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, të shtunën në Kumanovë.

BDI e ka cilësuar incidentin si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, dhe zëvendësministres për Sport, Safije Sadiki Shaini, për shkak të mosreagimit ndaj thirrjeve me përmbajtje fashiste.

“BDI dënon këtë incident, duke e cilësuar si një shfaqje të tmerrshme të urrejtjes etnike dhe duke kritikuar heshtjen e institucioneve dhe mungesën e reagimit nga Federata e Basketbollit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së MV”, deklaroi Emir Sulejmani, anëtar i Kryesisë Qendrore, në një konferencë të mbajtur sot, më 4 gusht.

Sulejmani ka theksuar se BDI nuk do të lejojë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste.

“Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët të bëhen shënjestër e thirrjeve fashiste në vendin ku janë bashkëthemelues të shtetit. BDI do të qëndrojë në krye të reagimit politik dhe qytetar deri në sigurimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e përgjegjësve”, ka deklaruar Sulejmani.

Ai iu ka bërë thirrje përfaqësuesve shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë, që të distancohen publikisht nga ngjarja, të kërkojnë sanksione të rënda dhe të tërhiqen nga një Qeveria që toleron urrejtjen.

Gjatë ndeshjes, në sallë u dëgjuan thirrje si “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” dhe “Dhoma e gazi për shqiptarët”, mes të pranishmëve edhe krerëve të lartë shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e Shqipëria kryesojnë në rajon për jetëgjatësinë

Kosova e Shqipëria kryesojnë në rajon për jetëgjatësinë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Kuvendi sot mban seancë plenare, ky është rendi i ditës

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, diell, shi e shkarkime rrufesh

Moti sot, i vranët e me riga shiu

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

“Info Nata”- 25.11.2026

“Info Nata”- 25.11.2026

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën