TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

 ​BDI: Kërkojmë dorëheqjen e Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e Këshillit Komunal të Tetovës

by Teve1
3 muaj ago
1
A A
 ​BDI: Kërkojmë dorëheqjen e Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e Këshillit Komunal të Tetovës

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Bilall Kasamit dhe jo shpërbërjen e Këshillit Komunal të Tetovës.

Në reagimin e BDI-së thuhet se Bilall Kasami edhe një herë dëshmoi para qytetarëve pafuqinë e tij politike dhe institucionale. Në pamundësi për të marrë përgjegjësi dhe për të zgjidhur problemet e Tetovës, tani tenton ta kamuflojë dështimin e tij me teorira për zgjedhje të reja për Këshillin e Komunës së Tetovës.

“Bilall Kasami, i njohur që në rini për vargjet e lavdisë kushtuar Josip Broz Titos, më pas pjesë e koalicionit parazgjedhor “Mozheme”, e sot pjesë e një Qeverie pa legjitimitetin e shqiptarëve, pafuqinë e tij politike e ka demonstruar disa herë para opinionit. E pamë kur Kryeministri ia ndali fjalën publikisht, e pamë në raport me ministra të Qeverisë dhe po e shohim sërish sot, kur nuk ka guxim politik të mbrojë emrat e rrugëve dhe shesheve të Tetovës.

Në vend të veprimit, Bilall Kasami prodhon teori juridike të paqena. Në vend të përgjegjësisë, kërkon alibi. Në vend të bashkëpunimit për zgjidhjen e problemit, tenton të krijojë krizë artificiale dhe ta përdorë atë si pretekst për zgjedhje të reja.

Për hir të së vërtetës, BDI si pikë të rendit të ditës nuk e ka propozuar listën e njëjtë të emrave të abroguar nga Gjykata Kushtetuese. Lista e propozuar përmban gjithsej 67 emra dhe, rrjedhimisht, kjo çështje nuk mund të përdoret si shkak apo pretekst për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës.

Bilall Kasami, në vend që t’i ikë përgjegjësisë, duhet të bashkëpunojë me këshilltarët dhe forcat politike që ky problem të zgjidhet në interes të Tetovës dhe qytetarëve të saj. Por, si duket, ai nuk ka marrë ende leje nga VMRO-DPMNE që të votojë nismën e shqiptarëve për rikthimin e emrave të rrugëve dhe shesheve, të cilët u abroguan në mënyrë antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Sot pyetja është shumë e qartë: a ka marrë Bilall Kasami leje nga VMRO-DPMNE që të votojë nismën e shqiptarëve? Nëse ka vullnet, le ta votojë. Nëse nuk guxon, le ta thotë publikisht se pret leje nga partnerët e tij qeveritarë.

Nëse Bilall Kasami dhe partnerët e tij duan zgjedhje, atëherë BDI kërkon që të mos fshihet pas shpërbërjes së Këshillit Komunal. Le të japë Bilall Kasami dorëheqje të menjëhershme nga posti i Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe le të shkojmë në zgjedhje.

Një kryetar komune që nuk ka aftësi të zgjidhë as edhe një problem të vetëm të Tetovës, që për çdo dështim kërkon alibi, që për çdo përgjegjësi fajëson të tjerët dhe që për çdo vendim pret sinjal nga partnerët e tij në Qeveri, nuk mund ta mbajë peng as Këshillin Komunal dhe as qytetarët e Tetovës.

Nëse Bilall Kasami do zgjedhje, le të mos sakrifikojë Këshillin për të shpëtuar veten. Le të japë dorëheqje dhe të përballet vetë me qytetarët e Tetovës”, thuhet ën reagimin e BDI-së.

Tags: ali ahmetiBDIbilall kasami
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Protestat në Tiranë: 320 të lënduar në 9 ditë, mes tyre 192 policë dhe 92 protestues

Rama kërkon sërish dialog me protestuesit: Kush shkatërron, do të paguajë

Rama kërkon sërish dialog me protestuesit: Kush shkatërron, do të paguajë

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Tiranë: 59 protestuesve sot pritet t’u caktohen masat e sigurisë, prindërit mblidhen para gjykatës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

​Dita e Gruas Rurale, kërkohet më shumë mbështetje për gratë fermere

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Pedagogët rikthehen në protestë, sindikata vendos bojkotin e mësimit në të gjitha universitetet

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Rishikimi i ​Buxhetit 2026 përplas deputetët, Komisioni nuk mbështet me 1 milion euro invalidët e luftës për proteza

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

Jashari përfundon operimin, disa javë jashtë fushe

“Mesditë”- 21.10.2026

“Mesditë”- 21.10.2026

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

​Punëtorët teknikë vazhdojnë grevën në Prishtinë, paralajmërohet edhe grevë tërëditore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën