TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BDI e konsideron skandaloz incidentin diplomatik në Shkup ndaj Presidentes Osmani

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
BDI e konsideron skandaloz incidentin diplomatik në Shkup ndaj Presidentes Osmani

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e ka quajtur skandaloz incidentin diplomatik në aeroportin e Shkupit, ndaj Presidentes së Republikës së Republikës së Kosovës.

Përmes një komunikate, kanë thënë se duhet dënuar ashpër kjo sjellje ndaj kujtdo, por sidomos ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit.

“Bashkimi Demokratik për integrim dënon fuqishëm incidentin skandaloz diplomatik në aeroportin e Shkupit ndaj Presidentës së Republikës së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani.Kjo pasqyrë e shtetit ndaj çdo qytetari, e në veçanti ndaj përfaqësuesve më të lartë të shtetit, e në këtë rast motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova, është e papranueshme dhe duhet dënuar në formën më të ashpër”, thuhet në reagim.

Po ashtu për BDI-në, skandaloze është edhe përfshirja në këtë incident, e shefit të sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

“Involvimi i shefit të sigurimit të Kryetarit jolegjitim të Kuvendit Afrim Gashi në incident, duke e thelluar atë, pa patur asnjë kompetencë, pa qenë të thirrur dhe pa të drejtë, është gjithashtu skandaloz dhe flet zëshëm për gjendjen e mjerueshme dhe vazale në të cilën është përfaqësimi jolegjitim shqiptar në qeverinë monoetnike”, thuhet tutje në reagim.

Fajtor për këtë ngjarje, sipas Bashkimit Demokratik për Integrim, është koalicioni VLEN.

“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare pranuan rolin e të nënshtruarit dhe servilit, vetëm për të qenë në pushtet për veten e tyre, duke lënë në mëshirën e VMRO DPMNEsë, fatin e shqiptarëve në vend dhe në rajon. Mungesa e legjitimitetit, por edhe e dijës dhe guximit, të bën të turpërohesh para qytetarëve dhe para motrave e vëllezërve në Kosovë e Shqipëri, por edhe në Vashington e Bruksel”, ka shkruar BDI në komunikatë.

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Astrit Iseni, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Afrim Gashi, sigurimi personal i tij dhe të gjithë të përfshirët e tjerë, sipas BDI-së duhet të japin përgjegjësi politike.

“Mohimi i incidentit nga zëvendës ministri i punëve të brendshme, Astrit Iseni, involvimi i paligjshëm dhe anarkik i sigurimit personal të Gashit që nxiti incident edhe më të madh, nuk guxojnë të kalojnë pa përgjegjësi politike bashkë me përgjegjësinë ligjore të të gjithë të involvuarve në këtë skandal diplomatik”, theksohet në komunikatë./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

​Fushata zgjedhore, KQZ tregon rregullat për subjektet politike dhe mbështetësit e tyre

Tahiri: Kurti nuk ka shpëtim nga ballafaqimi me opozitën, veç vonim

Tahiri: Kushdo që e dëmton lidhjen e Kosovës me SHBA-në bën tradhti të rëndë

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

​Sekuestrohen armë në një auto-sallon në Lipjan, arrestohen dy persona

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Bayerni luan sot në shtëpi kundër Hamburgut

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Premier League në vikend nën hijen e derbit lokal të Manchesterit

Juventus – Inter, derbi i madh italian luhet sot nga ora 18:00

Juventus – Inter, derbi i madh italian luhet sot nga ora 18:00

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Kupchan: Pezullimi i dialogut strategjik, shenjë pakënaqësie e SHBA-së ndaj Kosovës

Besa Famgas në Turqi për ta mbrojtur fitoren e parë

Besa Famgas në Turqi për ta mbrojtur fitoren e parë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën