TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bayern Munchen kundër Boca Juniors, një histori e një rivaliteti të vjetër

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Bayern Munchen kundër Boca Juniors, një histori e një rivaliteti të vjetër

Bayern Munchen kundër Boca Juniors është kulmi i ndeshjeve të dyta të Kupës së Botës për Klube në SHBA. Një përballje titanësh të Evropës dhe të Amerikës së Jugut.
Një duel që karakterizohet nga një traditë e hershme dhe që i ka rrënjët 100 vjet më parë në Munih! Bayerni, i cili e nisi fuqishëm Kupën e Botës për Klube me një fitore shkatërruese 10-0 ndaj kampionëve të Oqeanisë, Oackland City mund të sigurojë kualifikimin për në 1/8 e finaleve me një fitore ndaj klubit tradicional argjentinas, në ndeshjen e tyre të dytë të turneut.

Në këtë kontekst, tifozët, ata pak më të vjetër të Bayernit, me siguri do ta kujtojnë ndeshjen e Kupës Ndërkontinentale midis dy klubeve në nëntor 2001 në Tokio (Japoni), të cilën fituesit e atëhershëm të Ligës së Kampionëve (Bayerni) e fituan dhe këtë trofe 1-0 falë një goli të Sami Koufour në kohën shtesë. Por nëse për duelin e 24 viteve më parë ka dëshmitarë okularë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përballjen e parë midis dy klubeve.

Kjo ndodhi plot 100 vjet më parë në stadiumin “Oberwiesenfeld” të Munichut. Futbolli botëror në atë kohë (në Lojërat Olimpike Verore) dominohej nga ekipet kombëtare të Amerikës së Jugut, Uruguai dhe Argjentina. Duelet ndërkontinentale të klubeve nuk kishin ekzistuar kurrë më parë.

Turneu evropian i Bokës – Në vitin 1925, ekipi i Boca Juniorsit udhëtoi për në Evropë me anije për tri javë: me 17 lojtarë, pa trajner, por të paktën një tifoz që punonte edhe si masazhator. Pas një serie ndeshjesh në Spanjë, në të cilat ata mposhtën Realin e Madridit dhe Atleticon e Madridit, argjentinasit mbërritën në Munich. Atje, ata u pritën nga lojtarët e Bayernit të Munihut me një turne qyteti, siç vuri në dukje një gazetar që po udhëtonte me ta. Më 9 maj 1925, vizitorët dhe vendasit u takuan para 5,000 spektatorëve në “Teutonia-Platz” në “Oberwiesenfeld” të Mynihut, duke barazuar 1-1.

Gazetari foli me entuziazëm për rendin në tribuna, si dhe për stilin e lojës së ekipit të udhëhequr nga portieri Alfred Bernshtain dhe sulmuesi Jozef Pëtinger. Po atë ditë, 3 herë ai i dërgoi një telegraf shtëpisë: “Nëse gjermanët do të kishin më shumë qetësi në përfundim, do të ishin një nga ekipet më të mira në Evropë”. Në ndeshjen e tyre të 14-të (nga 19) të turneut evropian, Boka Xhuniors la vetëm dy pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Barcelona e synon talentin 20-vjeçar të Premierligës

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Granit Xhaka rikthehet në Përfaqësuesen e Zvicrës

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Ylli shqiptar merr vlerësime maksimale në Turqi pas tri asisteve në një ndeshje

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Igli Tare kërkohet edhe në Arabinë Saudite

Qeveria në detyrë ndan mbi 255 mijë euro për tekstet e nxënësve në Luginë, miratohen edhe tri vendime

Qeveria Kurti mblidhet të mërkurën  

“Këndi i debatit”- 27.10.2026

“Këndi i debatit”- 27.10.2026

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Roli që do të kenë pjesëtarët e FSK-së gjatë misionit në Gaza

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Ndryshime në udhëheqjen e KFOR-it, Onur Çakıcı merr detyrën e zëvendëskomandantit

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

Haxhiu takon kryetarët e komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, diskutojnë bashkëpunimin ndërkufitar

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

​Vetëvendosje për dhënien në shfrytëzim të hapësirës së Tulltores: Rama nuk është mbi ligjet e Republikës

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Në Serbi po hiqen fotografitë e Vuçiqit nga institucionet publike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën