TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bastisja në MINT dhe pronat Muharremit

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Zyrtarët policorë marrin disa dokumente në MINT, largohen nga objekti

Puna në Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të premten, nuk ka nisur si zakonisht. Aty, kanë zbarkuar policia dhe ekipet e hetuesisë dhe si rezultat, janë arrestuar tre persona nën dyshimin për keqpërdorim me rezervat shtetërore.

Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka realizuar bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre persona, Hafiz Garën, Irfan Lipovicën dhe Ridvan Muharremin.

Bastisjet u zhvilluan në hapësirat e ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në lokalin “Bukë e Zemër” që është pronë e Muharremit dhe në banesën e tij.

I arrestuari Hafiz Gara, është drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Irfan Lipovica, mbanë pozitën e drejtorit të Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave në po këtë ministri.

Gjatë ditës është arrestuar edhe Ridvan Muharremi, i cili dyshohet për “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”. Muharremi u arrestua në restorantin e tij.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria Speciale ka dhënë detaje për aksionin e sotëm.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’. Ndërkaq, gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore. Të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit”.

Para se të arrestohej, për bastisjen në pronat e Muharremit, ka folur avokati i tij, Mahmut Halimi.

Ky aksion vije pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’, që u bënë nga gazeta Nacionale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lezhë: 35-vjeçari nxirret nga makina dhe dhunohet brutalisht pas një prite në rrugë

Policia: Protesta përfundoi qetë e pa incidente serioze

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Sejdiu uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova shmangu një cikël të ri krize

Hamza: Ligji për Specialen siguron që lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Vendi do të ketë stabilitet politik dhe institucional

Hasani: Kosova me prezencë periferike në Davos

Hasani: Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës është në përputhje me Kushtetutën

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

​Votimi i ndryshimeve në Ligjin për Specialen, Haradinaj: Fitore e protestuesve që nuk u dorëzuan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën