TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Basketbollistet e Kosovës gati për Evropianin e shteteve të vogla

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Basketbollistet e Kosovës gati për Evropianin e shteteve të vogla

Federata e Basketbollit të Kosovës, të martën ka mbajtur konferencë në lidhje me organizimet që do t’i ketë gjatë kësaj vere. Megjithatë, fokusi i FBK-së, mbetet Kampionati Evropian për Shtete të Vogla për basketbolliste që mbahet në Prishtinë për herë të parë. Turneu do të zhvillohet prej datës 25 deri më 30 qershor, ndërsa Kosova do të paraqitet për herë të parë në këtë ngjarje. Kreu i FBK-së, Arben Fetahu ka premtuar një organizim madhështor të këtij evropiani, ndërsa ka folur edhe për synimet e Kosovës, e që janë të përfundoj në mesin e shteteve që do të stolisen me medalje.

Në krye të basketbollisteve të Kosovës, do të jetë trajneri nga Kroacia, Viktor Kovaq. Ai ka disa ditë që ka nisur punën me ekipin e tij dhe sigurisht se synon rezultate të mira në këtë kampionat. “Dardanet” janë pjesë e Grupit A, së bashku me Gjeorgjinë, Qipron dhe Maltën, ndërsa Grupi B përbëhet nga Shqipëria, Norvegjia, Andorra dhe Armenia.

Rreth përgatitjeve dhe atmosferës në ekip, kanë folur edhe kapitenia Arbnore Perquku, si dhe Astera Tuhina, e cila si lojtare po zhvillohet në njërin prej kolegjeve të SHBA-së. Të dyja kanë insistuar se atmosfera është shumë e mirë, stërvitjet po shkojnë sipas planit dhe me padurim po e presin turneun për të arritur rezultate të mira.

Sa i përket detajeve tjera në lidhje me grumbullimin e ekipit, ato janë zbuluar nga drejtori Adriatik Rraci. Ai ka bërë të ditur se basketbollistet kanë nisur stërvitjet me 30 maj dhe deri më tani, gjithçka ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund të kësaj konference, u bë edhe prezantimi zyrtar i trajnerit Viktor Kovaq, i cili së bashku me kreun e FBK-së, Arben Fetahu firmosën kontratën për bashkëpunim.
Kovaq e njeh mirë kampionatin e Kosovës pasi në dy sezonet e fundit ka udhëhequr Bashkimin e Prizrenit, ekip me të cilin ka fituar gjashtë trofe: dy tituj, dy kupa dhe dy Superkupa në basketbollin e femrave.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maresca në vend të Guardiolas te City

Maresca në vend të Guardiolas te City

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

Prezantohet italiani Maran në krye të Shqipërisë, zëvendëson Sylvinhon

Prezantohet italiani Maran në krye të Shqipërisë, zëvendëson Sylvinhon

Italiani Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë

Italiani Maran është përzgjedhës i ri i Shqipërisë

Trumpi dhe autoritetet lokale reagojnë pas sulmit vdekjeprurës në xhami në San Diego

Trumpi dhe autoritetet lokale reagojnë pas sulmit vdekjeprurës në xhami në San Diego

Maresca në vend të Guardiolas te City

Maresca në vend të Guardiolas te City

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

Të ardhurat mesatare në Evropë: Këto janë vendet me pagat më të larta

Të ardhurat mesatare në Evropë: Këto janë vendet me pagat më të larta

Dëshironi të humbisni dhjamin e barkut? Duhet t’i shmangni këto zakone

Dëshironi të humbisni dhjamin e barkut? Duhet t’i shmangni këto zakone

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Zgjoheni me rrahje të forta të zemrës dhe ndjesi mbytjeje? Mund të mos jetë infarkt, por sulm paniku

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat paguan 126.6 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën