TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bashkohen pas 25 vitesh, Mitrovica Veriore dhe Jugore krijojnë Bordin e Përbashkët

Dje është themeluar bordi i përbashkët i komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut, me qëllim të krijimit të bashkëpunimit komunal. Ministri në detyrë, Elbert Krasniqi i cili është edhe kryetar i këtij bordi tha se do të shkëmbehen eksperienca midis dy komunave.

nga Venhar Isufi
2 muaj më parë
5
A A
Bashkohen pas 25 vitesh, Mitrovica Veriore dhe Jugore krijojnë Bordin e Përbashkët

Veri e jug u bënë bashkë.

Për herë të parë pas 25 vitesh, u themelua bordi i dy komunave, Mitrovicës Veriore dhe  asaj jugore, i cili do të kryesohet nga ministri në detyrë i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ky partneritet parashihet me Ligjin për kufijtë administrativë të komunave i cili parashikon bashkëpunim të ngushtë ndërmjet dy komunave përmes krijimit të një Bordi të përbashkët funksional.

Themelimi i Bordit të përbashkët ndërmjet Komunës së Mitrovicës -veriu dhe asaj jugu parasheh bashkërendim në fusha kyçe si infrastruktura, mjedisi, zhvillimi ekonomik dhe shërbimet komunale.

Kryesuesi i këtij bordi, Elbert Krasniqi si përfaqësues i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, tha se me këtë hap do të përmirësohet më shumë jetesa e qytetarëve.

“Qëllimi i bordit është që të krijohen ura bashkëpunimi midis dy komunave që të shkëmbehen eksperiencat e mira mes dy komunave, të krijohen shërbime më të mira për qytetarët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut. Ne së shpejti do të takohemi prapë, do të akordojmë në detaje secilin prioritet tanin dhe do të caktohen afatet kohore për implementimin e tyre”, tha Krasniqi.

E anëtarja e komunitetit, Katarina Adançiq në një përgjigje për Tëvë1, tha se ky bord ka qenë dashur të formohet më herët.

Ajo tregoi disa plane të cilat pritet të realizohen, duke nisur nga pastrimi i lumit Ibër në të cilin po derdhën ujëra të zeza, vendosja e tubacioneve dhe projekte të tjera.

“ Sipas mendimit tim, ky bord, i cili u krijua dje, duhet të kishte ekzistuar shumë vite më parë. Çdo gjë që lidhet me realizimin e përmirësimit të ruajtjes së kushteve të  jetesës së qytetarëve është në interesin tonë të përbashkët. Ne kemi një lum të përbashkët, Ibër që është lënë pas dore, në të cilën derdhen ujërat e zeza të qytetit nga veriu dhe jugu. Lumi që, për shkak të pakujdesisë njerëzore, përmbyti familjet disa herë me dëme të mëdha materiale. Disa vite më parë, pati një projekt nga BE që dhuroi para për përmirësimin e lumit, ndërtimin e shëtitoreve në të dy anët e bregdetit, instalimi i filtrave dhe pastruesve në tubacionet e ujërave të zeza”, tha Adançiq.

Ndërkaq anëtarja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi që vjen nga komuna e Mitrovicës së jugut, thotë se edhe të premten është mbajtur një mbledhje ku është ka kërkuar më shumë për qartësimin e mandatit.

“Ani pse me ftesë shumë afatshkurta për mbledhjen inauguruese të bordit të Mitrovicës, u arrit që të mbahet mbledhja konstituive e Bordit me qëllim të bashkëpunimit midis dy komunave. Unë e pyeta rreth mandatit të këtij bordi, pasi që një udhëzues administrativ është shfuqizuar vite më herët, kryesuesi i bordit i deleguari i KM ministri në detyrë Elbert Krasniqi, na siguroi që në mbledhjen e radhës do të punohet për të qartësuar mandatin, udhëzuesin si dhe projektet eventuale të përbashkëta që ofrojnë qytetarët respektivisht dy pjesët e lumit Ibër”, tha Idrizi.

Bordi përbëhet nga njëmbëdhjetë anëtarë, përfshirë komunitetet, shqiptarë, serbë, boshnjakë dhe egjiptian, duke respektuar bazën gjinore me pesë gra e gjashtë burra.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

ShBA miraton vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën

ShBA miraton vazhdimin e Kompaktit të MCC për Kosovën

KEDS: Nga nesër nisin shkyçjet e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji

KEDS: Nga nesër nisin shkyçjet e bizneseve pa kontratë furnizimi me energji

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Aktakuzë ndaj një personi për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan

Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia

Ndalohet importi i kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia

Britania paralajmëron njohjen e Palestinës nëse Izraeli nuk ndalon luftën – politikanët skocezë: Njohja duhet të jetë e pakushtëzuar

Allegri ndan drejtuesit e Juves: Nedved kërkon largimin

Leao zbulon se si Allegri ka ndryshuar gjithçka te Milani

Lewandowski pranon t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite

Barcelona e hapur për ta shitur Lewandowskin

Armando Sadiku kthehet në Zvicër, firmos me Bellinzonan

Armando Sadiku kthehet në Zvicër, firmos me Bellinzonan

Belgjika shqyrton masa ndaj Izraelit nëse vazhdon bllokimin e ndihmës humanitare në Gaza

Belgjika shqyrton masa ndaj Izraelit nëse vazhdon bllokimin e ndihmës humanitare në Gaza

Mancini do ta marrë drejtimin e Beshiktashit

Mancini do ta marrë drejtimin e Beshiktashit

Interi prezanton Zielinskin

Zielinski largohet nga Interi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X