Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi regjistroi tri fitore të mëdha në kuadër të Grupit J të “FIBA Europe Cup” dhe e mbylli grupin me nëntë pikë, sa kishin edhe Reggiana, Dijoni e Cibona.
Gara ishte shumë e fortë dhe të gjitha katër skuadrat kishin bilanc prej tri fitore e tri humbje.
Megjithatë, Bashkimi ka pasur koshdallim më të dobët se skuadrat tjera të grupit dhe ka përfunduar i katërti, pra nuk ka avancuar tutje.
Bashkimi debutoi në “FIBA Europe Cup” dhe pati kampanjë të suksesshme, por tutje nga grupi avancoi Reggiana që mposhti Cibonën në Zagreb.
Ekipi nga Prizreni e mposhti Dijonin në Francë që doli i dyti, ndërsa Cibona doli e treta.
Krahas Bashkimit në këtë fazë grupore të FIBA Europe Cup është eliminuar edhe Trepça, por kampionia e Kosovës regjistroi gjashtë humbje në po aq ndeshje.









