Klubi i Bashkimit ka njoftuar se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin amerikan T.J. Bickerstaff.
Në njoftimin zyrtar, klubi prizrenas e ka falënderuar lojtarin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në skuadër, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
Bashkimi veçse ka gjetur zëvendësin e tij Josh Nzeakor, ish lojtar i Sigal Prishtinës.








