TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkimi Evropian i zhgënjyer me partitë kosovare: Nuk përfituan 882 milionë euro

by Tëvë1
6 muaj ago
2
A A
Bashkimi Evropian i zhgënjyer me partitë kosovare: Nuk përfituan 882 milionë euro

Bashkimi Evropian shpreh keqardhje që partitë politike në Kosovë nuk arritën të kapërcenin ngërçin e zgjatur politik pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit 2025.

BE thekson se Kosova duhet të ketë kapacitetet e nevojshme për të vepruar si shtet funksional. Në këtë kuadër, zyrtarët në Bruksel presin që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur të reformave jetike të lidhura me procesin e integrimit evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe për avancimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga BE nënvizohet gatishmëria për të punuar me institucionet e Kosovës dhe për të vazhduar mbështetjen e vendit në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian.

Njëkohësisht, Brukseli shpreh keqardhje që nuk janë krijuar kushtet që Kosova të përfitojë nga mjetet financiare të Planit të Rritjes.

“Është për të ardhur keq që partitë politike nuk kanë qenë në gjendje deri më tani të bien dakord për çështjet kyçe, përfshirë ratifikimin e Planit të Reformës dhe Rritjes”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Sipas tij, javën e kaluar Kosova dhe Komisioni Evropian kanë nënshkruar marrëveshjen për huan, por e njëjta duhet të hyjë në fuqi për të prodhuar efekt.

Konfirmohet se Kosova mbetet e kualifikuar për të marrë deri në 882 milionë euro në financim sipas Planit të Rritjes, mirëpo në varësi të hyrjes në fuqi të marrëveshjeve që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes, si dhe të gjitha kushteve të tjera për pagesë.

“Për shkak të vonesave në formimin e institucioneve, marrëveshjet që lidhen me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes ende nuk kanë hyrë në fuqi. Pa ratifikimin e tyre, Kosova nuk mund të paraqesë kërkesë për pagesë nga ky instrument. Instrumenti i Reformës dhe Rritjes është me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interes të Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e Planit të Rritjes, në dobi të qytetarëve të saj”, theksojnë zyrtarët e BE-së./RTK

Tags: dkpartit kosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

​Nis aksioni për grumbullimin e mbeturinave inerte në kryeqytet

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Dogana ndalon kontrabandimin e 200 kg mish në Glloboçicë

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi inspektorin gjatë detyrës

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Specialja ua vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën