TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut kërkon drejtësi dhe transparencë, thotë të mos politizohet rasti

Në një intervistë për Tëvë1, bashkëshortja e ish-zyrtarit policor të NJSO-së, Arbnor Spahiu, Arieta Spahiu ka thënë se bashkëshorti i saj aktualisht është në gjendje jo të mirë emocionale me procesin të cilin është duk u ballafaquar tash e tetë ditë ku është ndaluar nga autoritete e Serbisë. Ajo thotë se nëse ka dëshmitar shqiptarë, duhet të merren deklaratat e tyre dhe të analizohen me sukses. Spahiu thotë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar që rasti i bashkëshortit të saj të mos politizohet.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
50 1
A A

Tash e tetë ditë gjendet në ndalim në burgun e Suboticës në Serbi.

Ish-zyrtari policor i NJSO-së, Arbnor Spahiu i cili u ndalua nga autoritetet serbe, po akuzohet për përfshirje në rastin Banjska.

Bashkëshortja e Arbnor Spahiut, Arieta, thotë se kanë pasë një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilit thotë se i ka kërkuar të mos politizohet rasti.

“Po, takimi me Kryeministrin Kurti ishte i rëndësishëm dhe i nevojshëm, sidomos në këtë periudhë të ndjeshme. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike dhe për nevojën që të gjitha institucionet të veprojnë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Theksova rëndësinë e transparencës dhe të shmangies së çdo ndikimi politik në proceset gjyqësore, përfshirë edhe rastin e bashkëshortit tim”, tha bashkëshortja e Arbnor Spahiut.

Spahiu në një intervistë me shkrim për Tëvë1, theksoi se janë të shqetësuar si familje, me mënyrën e trajtimit të rastit nga autoritetet serbe.

“Deri më tani, ajo që dimë është se ai ndodhet në paraburgim.Avokatët janë duke ndjekur të gjitha rrugët ligjore dhe presim që drejtësia të veprojë me profesionalizëm dhe pa anshmëri. Si familje, jemi të shqetësuar për mënyrën si po zhvillohet ky proces. nuk kemi komunikuar me te veç fizikisht e kam par para gjykate në Subotic. Gjendja e tij fizike është stabile, por emocionalisht është në një situatë të vështirë. Qëndrimi në paraburgim pa prova bindëse është i rëndë për këdo. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë trajtim dhe për mungesën e qartësisë ligjore në proces”, tha ajo.

E pyetur nëse kanë informacione për dëshmitarë kundër Arbnor Spahiut, ajo deklaron se duhet të merren me rezerva dhe profesionalizëm deklaratat e çfarëdo personi, dhe të jetë proces i drejtë i gjykimit.

“Këto janë pyetje serioze që kërkojnë përgjigje të qarta nga institucionet përkatëse. Nëse ka dëshmi që përfshijnë dëshmitarë të tillë, atëherë duhet të analizohet me kujdes nëse kemi të bëjmë me një proces të drejtë apo me një narrativë të ndërtuar për qëllime të tjera. Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar, por kërkojmë që ligji të zbatohet drejt dhe njëjtë për të gjithë. Nëse rasti i tij po përdoret për qëllime politike, kjo është e papranueshme dhe e rrezikshme për vetë funksionimin e drejtësisë”, tregoi Spahiu.

Ndërkohë, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha për tëvë1 ka konfirmuar se kanë dorëzuar dokumente te autoritetet serbe për Arbnor Spahiun, që i njëjti nuk ka qenë pjesë e operacionit në Banjskë më 24 shtator të vitit 2023.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti nuk është pjesë e tyre nga viti 2022.

Share7Tweet4

Postime të ngjashme

Mijëra njerëz tashmë po shkojnë drejt Novi Sadit, Vuçiq anulon trenat- arrestohet politikani

Mijëra njerëz tashmë po shkojnë drejt Novi Sadit, Vuçiq anulon trenat- arrestohet politikani

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare

Basha: Heroizmi i policëve të rënë është vazhdimësi e lavdisë sonë kombëtare

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Fatos Nanos: Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Tirana largon Bordinin, trajneri i ri vjen Nuhiu që ishte te Gjilani

Tirana largon Bordinin, trajneri i ri vjen Nuhiu që ishte te Gjilani

NBA/ Bucks mposhtin Warriors pa ndihmën e Antetokounmpos

NBA/ Bucks mposhtin Warriors pa ndihmën e Antetokounmpos

Maradona dhe “Goli i Shekullit”, në një monedhë për Botërorin 2026

Maradona dhe “Goli i Shekullit”, në një monedhë për Botërorin 2026

FSHF, ura që bashkon shqiptarët/ Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

FSHF, ura që bashkon shqiptarët/ Duka: Bazë materiale dhe fushë të re për çdo fëmijë në Luginën e Preshevës

Laçi rikthen Shensoyin në futbollin shqiptar

Laçi rikthen Shensoyin në futbollin shqiptar

Dy stadiume në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2029

Dy stadiume në garë për finalen e Ligës së Kampionëve 2029

‘Mallkimi’ vijon për Paul Pogba, francezi dëmtohet sërish, Monako reflektoN

‘Mallkimi’ vijon për Paul Pogba, francezi dëmtohet sërish, Monako reflektoN

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën