Një person është arrestuar në Gjilan pasi i njëjti ka bashkëjetuar me një të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, thuhet se i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, teksa e mitura është dërguar në strehimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./