TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bashkë apo të ndarë? Hailey dhe Justin Bieber e kanë një përgjigje!

by teve1
1 vit ago
1
A A
Bashkë apo të ndarë? Hailey dhe Justin Bieber e kanë një përgjigje!

Hailey Bieber dhe Justin Bieber u panë më të afërt se kurrë gjatë një feste të organizuar për publikimin e albumit të ri të këngëtarit, “Swag”, i cili doli më 11 korrik.

Në një ambient ekskluziv në klubin Bird Street, çifti u shfaq i përqafuar dhe i buzëqeshur, duke përgënjeshtruar zërat për një krizë në martesën e tyre.

Modelja 28-vjeçare ndau me ndjekësit në Instagram një foto intime ku shihet duke e puthur Justin-in, i cili pozonte pa bluzë dhe e mbante atë të përqafuar.

Edhe në momente të tjera gjatë mbrëmjes, ata qëndruan pranë njëri-tjetrit, me Hailey që mbante një pije në dorë dhe Justin-in që festonte me miqtë dhe ndante momente në rrjetet sociale.

Megjithatë, albumi i ri i këngëtarit ka ngritur pikëpyetje tek fansat, pasi disa nga tekstet e këngëve sugjerojnë tensione në marrëdhënie.

Në këngën “Daisies”, për shembull, ai flet për mungesë komunikimi dhe pasiguri, çka ka bërë që shumë të mendojnë se çifti po kalon një periudhë të vështirë.

Pavarësisht këtyre spekulimeve, paraqitja publike e çiftit dhe gjestet e tyre të afeksionit dërguan një mesazh ndryshe.

Në një tjetër foto, Justin shihet duke e përqafuar nga pas bashkëshorten e tij, në një moment të ngrohtë dhe të natyrshëm.

Hailey dhe Justin janë të martuar që nga viti 2018 dhe së fundmi janë përballur me thashetheme për probleme në çift, të ushqyera edhe nga sjelljet e Justin-it në publik.

Megjithatë, afrimiteti i tyre gjatë festës sugjeron se dashuria dhe lidhja mes tyre mbetet e fortë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa pjesë e albumit muzikor të videolojës GTA 6

Dua Lipa tregon besëtytnitë e shqiptarëve në emisionin britanik

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim, e dashurova me gjithë zemër

Jennifer Lopez: Divorci nga Affleck është një zhgënjim, e dashurova me gjithë zemër

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Beyoncé thyen një tjetër rekord historik në Grammy

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Berisha: Marrëveshja VV-PDK për Ligjin e ri për Specialen krijon shpresë të rrejshme te qytetarët

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Tirana më 27 nëntor mirëpret Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

“Info Nata”- 25.11.2026

“Info Nata”- 25.11.2026

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Roma stopon Parisin, i merr pikë

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Muriqi siguron edhe një fitore për Fenerin në Champions

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Çollaku: Qeveria Kurti nuk mund të fajësohet për krizën energjetike dhe çmimet e naftës

Bayerni mposhtet nga Lille

Bayerni mposhtet nga Lille

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën