TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bashar Al-Assad mbërrin bashkë me familjen në Rusi

nga tëvë1
8 muaj më parë
0
A A
Bashar Al-Assad mbërrin bashkë me familjen në Rusi

Mediat e huaja raportojnë se Bashar Al-Assad ka mbërritur në Moskë të Rusisë bashkë me familjen e tij. “Diktatori” u rrëzua nga qeveria mëngjesin e sotëm pas plot 24 vitesh në pushtet.

Opozitarët dhe mbështetësit e tyre “mësynë” në ndërtesën e televizionit shtetëror, aeroportin ndërkombëtar e disa godina të tjera qeveritare.

Forcat qeveritare dhe personeli nuk bënë rezistencë, ndërsa vetë Assad thuhet se hipi në një avion dhe u largua nga vendi. Tanimë thuhet se ai do qëndrojë në Rusi.

Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një njoftimi zyrtar se Al-Assad e ka detyrën dhe u largua nga vendi në formë krejtësisht paqësore. Megjithatë, theksoi se Rusia nuk kishte lidhje me bisedimet për “arratisjen” e tij.

“Si rezultat i negociatave ndërmjet Al-Assad dhe një numri pjesëmarrësish në konfliktin e armatosur në territorin e Republikës Arabe Siriane, ai vendosi të jepte dorëheqjen nga presidenca dhe u largua nga vendi. Rusia nuk ka marrë pjesë në këto negociata”, thuhej në njoftim.

Bashar al-Assad u bë president në vitin 2000, pasi i vdiq i ati, Hafezi. Ky vendim ruajti dominimin e sektit minoritar alavit në një vend me shumicë myslimane sunite. Po ashtu vendosja e Assad ruajti statusin e Sirisë si një aleate e Iranit, kundër Izraelit dhe SHBA-së.

Regjimi i Assad përshkruhet më shumë nga lufta civile, e nxitur nga situata në Irak dhe krizat në Liban. Gjërat dolën jashtë kontrollit në Pranverën Arabe të 2011-ës, kur sirianët kërkuan demokraci dhe dolën në rrugë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

Kulla: Ushtria izraelite nuk po fiton ndaj Hamasit, shoqëria është e ndarë dhe ekonomia në rënie

“Jepni fund kësaj barbarie”: Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ndihma në Gaza

“Jepni fund kësaj barbarie”: Spanja do të hedhë nga ajri 12 ton ndihma në Gaza

34 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, 17 ende aktive

34 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, 17 ende aktive

FSK i bashkohet operacionit për kërkimin e trupit të mërgimtarit në Ujman

FSK i bashkohet operacionit për kërkimin e trupit të mërgimtarit në Ujman

Mot i vranët dhe me riga shiu

Pas ditëve të ngrohta, sot mot i freskët

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

Rexhaj: Kuvendi nuk u konstitua, por rruga për marrëveshje me Limajn s’është mbyllur

VV e prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

VV e prerë ndaj Nismës – Rexhaj: Nuk bëhet shteti me pazare për poste

“Info Nata”- 28.07.2025

“Info Nata”- 28.07.2025

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 28 gradë Celsius

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Ilir Kulla: Shqipëria mban raporte të balancuara me Palestinën dhe Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X