TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

by tëvë1
8 muaj ago
1
A A
Basha: Presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri dhe pavarësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, bëri homazhe duke vendosur lule të freskëta te varri i Presidentit historik Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Basha tha se presidenti Rugova ka merita të jashtëzakonshme në përpjekjet për liri, pavarësi e shtetformim.

“Ai e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethana të vështira, kur ushtrohej dhunë dhe terror ndaj qytetarëve tanë, kur ata përjashtoheshin nga puna dhe nga institucionet arsimore. Si njeri i letrave, ai ndërmori hapa të menjëhershëm për instalimin e një sistemi paralel arsimor, i cili përbënte një arritje të jashtëzakonshme për kohën. Ai e kuptoi se arsimi është arma dhe shpresa jonë e vetme për të realizuar një Kosovë të lirë dhe pavarur. Ky sistem u mirëmbajt për gati një dekadë falë edhe shumë kuadrove arsimore, të cilët rrezikuan dhe sakrifikuan, duke punuar shpesh pa paga ose me paga shumë të ulëta”, vlerësoi në shënimin e tij, kryetari Basha.

Një meritë tjetër e Presidentit Rugova, theksoi kryeparlamentarit Basha, është ndërkombëtarizimi i çështjes shqiptare, duke pasur parasysh se asokohe pak kush dinte se ku ishte Kosova dhe me çfarë problemesh ballafaqohej populli ynë.

Kryetari Basha tha se Presidenti Rugova arriti të depërtojë në qendrat kryesore botërore, duke shpërfaqur terrorin dhe dhunën e Serbisë ndaj një populli të paarmatosur dhe të pafajshëm.

“Presidenti Rugova ka po ashtu merita në procese të rëndësishme, si ai i Rambujesë, si dhe në themelimin e institucioneve të pasluftës. Prandaj, ai mbetet një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne politike të vendit tonë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë që ne e gëzojmë sot”, theksoi kryetari Basha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

Shfuqizohet vendimi për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugët e Kosovës

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Kuvendi ende i pakonstituuar – juristët kërkojnë përgjegjësi: Kushtetuesja e ka thënë qartë

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Vetëvendosje s’ka vota për Çitakun e Shalën, njohësi: Praktikë e re që po e vështirëson konstituimin e Kuvendit

Punëtorët teknik në disa shkolla paguhen nën pagë minimale, vetëm 390 euro

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Thirrje e madhe nga “Liria ka Emër”: Diaspora të bashkohet në Hagë më 15 dhe 16 shtator

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Mbrojtja e quan ‘marrëzi ligjore’ dosjen e prokurorisë ndaj Hashim Thaçit

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Sulmet iraniane dëmtuan avionët amerikanë në bazën në Jordani, thotë zyrtari amerikan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën