TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

by Tëvë1
3 javë ago
3
A A
Basha paralajmëron masa ligjore ndaj operatorëve që po vonojnë punimet në rrugën Prishtinë–Podujevë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka paralajmëruar masa ligjore ndaj operatorëve ekonomikë që nuk po respektojnë dinamikën e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha bëri të ditur se ka inspektuar nga afër punimet në këtë aks rrugor, duke theksuar se projekti ka qenë një nga prioritetet e tij që nga marrja e detyrës.

“Që nga dita kur mora detyrën, kjo rrugë ka qenë një nga prioritetet e mia. Kam zhvilluar dhjetëra takime me mbikëqyrësit dhe menaxherët e kontratave, kam realizuar vizita të shumta në terren dhe kam takuar operatorët ekonomikë për të gjetur zgjidhje për secilin segment”, ka shkruar Basha.

Ai tha se, pas konsultimeve me operatorët ekonomikë, është arritur marrëveshje që disa pjesë kritike të projektit, veçanërisht urat dhe nyjet që paraqesin rrezik më të madh për qarkullimin, të përfundojnë më herët.

“Prioriteti ynë është siguria dhe lehtësimi sa më i shpejtë i qarkullimit”, ka theksuar ministri në detyrë.

Duke folur për segmentin në Bardhosh, Basha njoftoi se brenda kësaj jave pritet të përfundojë njëra pjesë e urës, ndërsa më pas do të riorganizohet qarkullimi për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve.

Sa i përket segmentit në Vranidoll, ai kritikoi operatorin ekonomik për vonesat, duke e akuzuar për papërgjegjësi në realizimin e punimeve.

“Pavarësisht vizitave të shumta, takimeve dhe insistimit tonë të vazhdueshëm, operatori ekonomik ka treguar papërgjegjësi të vazhdueshme, si në ndërtimin e urës, ashtu edhe në punimet e tjera të këtij segmenti”, ka deklaruar Basha.

Ai shtoi se periudha e tolerancës ka përfunduar dhe se Ministria do të zbatojë të gjitha masat e parapara me ligj ndaj operatorëve që nuk respektojnë kontratat.

“Mendoj se kemi qenë mjaftueshëm tolerantë, duke shpresuar se problemet do të zgjidheshin përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Mirëpo, kjo periudhë ka përfunduar. Tash e tutje, Ministria do të ndërmarrë të gjitha masat e parapara me ligj për mosrespektimin e dinamikës së kontratës. Nuk do të tolerojmë më vonesa të pajustifikuara apo mashtrime”, ka theksuar ai.

Basha bëri të ditur se segmenti nga Ura e Vranidollit deri në Teneshdoll është pothuajse i përfunduar, ndërsa kanë mbetur vetëm disa punime përmbyllëse. Ai shtoi se një pjesë e punimeve është shtyrë për shkak të gjetjeve arkeologjike, për të cilat Ministria është duke u koordinuar me Ministrinë e Kulturës.

Sipas tij, operatori ekonomik është zotuar që deri në fund të javës së ardhshme të lirojë për qarkullim një krah të Urës së Lluzhanit, ndërsa në segmentin te ura mbi lumin Llap asfaltimi ka përfunduar dhe kanë mbetur vetëm punimet finale.

Në përfundim, ministri në detyrë tha se janë adresuar edhe shqetësimet e banorëve përgjatë këtij aksi rrugor dhe se do të hartohet një projekt i veçantë për përmirësimin e mangësive të mbetura.

“E kuptoj plotësisht frustrimin e qytetarëve që çdo ditë përballen me vonesa dhe vështirësi në qarkullim. Do të vazhdoj të jem vazhdimisht në terren, duke mbikëqyrur punimet e mbetura dhe duke kërkuar përgjegjësi për çdo vonesë të pajustifikueshme”, ka përfunduar Basha.

Tags: Autosdrada Prishtine-PodujeveDimal BashaMinistri i Infrastrukturës dhe TransportitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Analistët thonë se Osmani pati ndikim në rezultatin e Kuvendit, presin që ajo të jetë nënkryetare e LDK-së

Analistët thonë se Osmani pati ndikim në rezultatin e Kuvendit, presin që ajo të jetë nënkryetare e LDK-së

Abdixhiku flet për ndikimet ndaj delegatëve, përmend Përparim Ramën

Abdixhiku flet për ndikimet ndaj delegatëve, përmend Përparim Ramën

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-në

Abdixhiku thotë se nga sonte heq pezullimin për bisedime me LVV-në

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Ilir Daja dhe Dinamo kualifikohen në rrethin e tretë të Conference League

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Nuk mjafton ndeshja e parë, Malisheva eliminohet nga Liga e Konferencës

Zemaj: S’ka kushte për zgjedhjet në veri, Qeveria ka rënë në grackë

Zemaj: Ky është fati politik i LDK-së, kemi menduar që ndryshimi sjell suksese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën