TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Basha: Nuk ka qeveri tranzicionale

nga teve1
6 Maj, 2025
2
A A
Basha: Nuk ka qeveri tranzicionale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për qeverisje tranzicionale kur mund të ketë një mazhorancë prej LVV-së, LDK-së dhe komuniteteve pakicë jo serbe.

Sipas tij një mazhorancë e tillë prej mbi 76 deputetësh do të kishin formuar një qeverisje stabile që do të kryente punë të mira.

Basha në emisionin “Info Nata” në tëvë1 është shprehur se është e pakuptueshme pse Abdixhikut i duhet patjetër PDK-ja dhe AAK-ja në qeverisje.

“Nuk ka qeverisje tranzicionale për shkak se nuk kemi nevojë ne për qeverisje tranzicionale. Bashkëpunimi Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja, përfshirë këtu edhe komunitetet pakicë jo serbe kishin formuar një mazhorancë prej mbi 76 deputetëve, me fjalë të tjera një qeverisje stabile dhe të ecnim përpara me punë të mira. Prandaj, nuk ka nevojë për qeveri tranzicionale kur ka një mazhorancë prej LVV-së dhe LDK-së e komuniteteve jo pakicë jo serbe. Nuk arrij ta kuptoj pse Abdixhikut i duhet patjetër PDK-ja dhe AAK-ja marrë parasysh prej perspektivës tonë por edhe prej LDK-së e besoj thellë se PDK dhe LDK kanë qenë mendoj kryesisht akterët kryesorë për dëmin që ia kanë sjellë Republikës për vite të tëra. Pra, nuk mendoj që na janë dashur por edhe po të na ishin dashur mendoj që nuk është gjë e duhur që t’i ftojmë njerëz që kanë bërë dëm Republikës”, ka thënë ai.

I pyetur nëse kjo ftesë e Kurtit ndaj Abdixhikut ishte e sinqertë, ai ka thënë se ka qenë një shtrirje dore për të bashkëpunim për të zhbllokuar institucionet dhe për ta shtyer shtetin përpara.

“Letra e Kurtit drejtuar Abdixhikut ka qenë jashtëzakonisht e sinqertë, ka qenë një shtrirje dore për të bashkëpunuar dhe për ta shtyer shtetin përpara për të zhbllokuar institucionet. Nuk ka ofertë më serioze sesa t’i ofrosh dorën e bashkëpunimit por mendoj që Abdixhiku duhet t’i jap shpjegim elektoratit të tij pse ai e dëshiron PDK-në dhe AAK-në me vete”, ka deklaruar Basha.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të hënën i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në të cilën i ka kërkuar një koalicion qeverisës.

Ndërkaq, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të martën i është përgjigjur negativisht kësaj letre të Kurtit duke e vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me të.

Mirëpo, Abdixhiku ka propozuar krijimin e një qeverie tranzicioni, si opsion për dalje nga ngërçi institucional./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Matoshi: Pa marrëveshje politike nuk sigurohen 61 vota – votimi i fshehtë s’e zgjidh krizën

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Info Nata” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 03.07.2025

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

15 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Podujevë, kundërshton pronarja e lokalit

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

“Një hap më afër NATO-s”, Belgjika njeh atasheun ushtarak të Kosovës në Bruksel

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Përfshihet nga flaka një objekt biznesi në zonën industriale, shkaktohen dëme të konsiderueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X