TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Basha nderon Shpëtim Robajn në 27-vjetorin e rënies

by teve1
6 muaj ago
0
A A
Basha nderon Shpëtim Robajn në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka përkujtuar dhe nderuar doktor Shpëtim Robajn, me rastin e 27-vjetorit të rënies së tij.

Basha e ka cilësuar Robajn si mjekun e plagëve të lirisë, i cili jetën ia kushtoi shërimit të të plagosurve dhe mbrojtjes së jetës së pacientëve.

“Që nga pranvera e vitit 1998, Shpëtimi ishte bërë pjesë e ekipeve mjekësore vullnetare pranë spitalit të luftës në Likoc, ku shëroi plagë të civilëve të shumtë si dhe të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të cilët edhe Komandantin Mujë Krasniqi. Doktor Shpëtimi kishte komunikim të ngushtë edhe me organizata ndërkombëtare si Kryqi i Kuq dhe Mjekët pa Kufij, që falë bashkëpunimit u sollën pajisje dhe mbështetje për spitalin e luftës në Likoc”, ka thënë ai.

Basha gjithashtu ka theksuar heroizmin e doktor Robajt më 30 shtator 1998, kur humbi jetën duke ndihmuar të mbijetuarit e masakrës në Abri të Epërme.

“Më 30 shtator 1998, teksa shkonte për të ndihmuar të mbijetuarit e masakrës në Abri të Epërme, ku më 26 shtator forcat serbe kishin masakruar 34 civilë shqiptarë, doktori hero ra në territor të minuar. Aty Shpëtimi edhe e humbi jetën, por e fitoi pavdekësinë dhe kujtimin e përjetshëm e nderimin e përhershëm të popullit tonë. Kontributi i mjekëve si Dr. Robaj ishte jetik për moralin dhe mbijetesën e ushtarëve e qytetarëve, sepse çdo jetë e shpëtuar nga kujdesi i mjekëve ishte fitore ndaj barbarisë së armikut pushtues. Lavdi doktorit të UÇK-së, humanistit e patriotit Shpëtim Robaj. Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim i përhershëm për gjeneratat e doktorëve dhe gjithë të rinjve të shoqërisë sonë”, ka deklaruar Basha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Gojnovci: S’ka sinjale se do të ketë marrëveshje për presidentin

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria mblidhet të premten, në shqyrtim masat e përkohshme të produkteve themelore

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

“InfoNata” 02.04.2026

“InfoNata” 02.04.2026

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Kraki: Deputetët e Guxo-s do ta votonin Osmanin po të vinte momenti

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Goditet me dron objekti mbështetës diplomatik i SHBA-së në aeroportin e Bagdadit

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Mustafa thotë se ka sinjale për një koalicion LVV-LDK

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet edhe një i dyshuar për rastin e tjetërsimit të një prone në vlerë 3 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën