TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Basha: Aktgjykimi për nënkryetarin serb të Kuvendit është në shpërputhje me Kushtetutën

by teve1
2 orë ago
2
A A
Basha: Daci la gjurmë të pashlyeshme në historinë e demokracisë parlamentare në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka vlerësuar se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq, është në shpërputhje me Kushtetutën dhe përmban gabime në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse.

Basha ka theksuar se Gjykata nuk ka mandat për të interpretuar Rregulloren e Kuvendit, pasi sipas tij, neni 16, paragrafi 4 i Rregullores përcakton se kryetari i Kuvendit ka të drejtën e interpretimit përfundimtar gjatë seancave plenare.

“Më herët pranova Njoftimin për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, dhe vlerësoj se i njejti është në shpërputhje me Kushtetutën (67.4) dhe përmban gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse. E para, Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit, sepse Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili “bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare.” Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”, ka shkruar Basha në Facebook.

Ai ka sqaruar se Nenad Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë , duke konfirmuar se ka pasur një refuzim për ta propozuar kandidatin.

Pas përpjekjeve tri herë për të siguruar propozimin e tij, Basha ka thënë se ka aktivizuar procedurën e shortit sipas nenit 12, paragrafi 7 të Rregullores, e cila parashikon zgjedhjen e kandidatëve në rast të mospropozimit nga shumica.

“Gjykata, në Njoftimin e saj thekson se “z. Nenad Rašić në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb”.
Fillimisht, duhet theksuar se është e vërtetë që z. Rašić nuk ka ardhur në pozitën e tij si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, dhe kjo në vetvete e vërteton se nuk ka pasur propozim nga shumica e këtyre deputetëve. Me fjalë të tjera, vetë Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetëve nga komuniteti serb nuk e kanë propozuar z. Rašić, pra kemi pasur të bëjmë me refuzim, apo ndryshe thënë mospropozim nga ana e tyre.
Si Kryetar i Kuvendit, kam kërkuar tri herë radhazi që të propozohej deputeti i vetëm që nuk i ishte nënshtruar votimit për pozitën e nënkryetarit, mirëpo propozuesi i shumicës së deputetëve nga komuniteti serb refuzonte propozimin dhe kërkonte që të kthehej radha e votimit për deputetët e njëjtë nga subjekti Lista Serbe. Kërkesa e propozuesit nga komuniteti serb ishte që të tejkalohej (të diskriminohej) deputeti i dhjetë nga komuniteti joshumicë serb, i cili kishte mbetur pa u propozuar si kandidat për nënkryetar asnjëherë të vetme. Ky diskriminim do të ishte antikushtetues, por madje edhe në kundërshtim me mekanizmin e debllokimit për propozim në më së shumti 3 herë të një kandidati sipas Aktgjykimit të datës 18.08.2025.
Pas kërkesës sime për tri herë radhazi për ta propozuar kandidatin Rašić – por që shumica serbe refuzoi ta bënte – ky mosveprim është konsideruar si refuzim i propozimit nga ana ime (pra mospropozim), pasi nuk kishte mundësi të interpretohej ndryshe. Për pasojë, kam aktivizuar procedurën e shortit, siç parashihet në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores, i cili shprehimisht përcakton se: “Në rast të mospropozimit të kandidatëve sipas paragrafit 6 të këtij neni, propozimi i kandidatëve bëhet me short… Kjo procedurë administrohet nga Kryetari i Kuvendit.”
Dhe kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur, nuk ka pasur propozim dhe rrjedhimisht aktivizim të paragrafit 7 të nenit 12 të Rregullores.
Për më tepër, para vazhdimit të kësaj procedure, para deputetëve kam arsyetuar aktivizimin e paragrafit 7 të nenit 12, ku, ndër të tjera, kam sqaruar si vijon: “I patëm 9 kandidatë që për tri herë radhazi nuk i morën votat e mjaftueshme për Nënkryetar të Kuvendit. Prandaj kemi mbetur me një kandidat të vetëm, i cili nuk u propozua (mospropozim) nga përfaqësuesit e komunitetit joshumicë serb, pra refuzuan ta propozojnë. Sipas nenit 67, paragrafi 4 të Kushtetutës, kjo pozitë i takon komunitetit serb dhe secili deputet është i barabartë dhe gëzon të drejtën për t’u propozuar. Meqenëse është refuzuar propozimi i tij, jam i detyruar të kaloj në paragrafin 7 të nenit 12 të Rregullores, pra në procedurën e shortit. Mirëpo, meqenëse kemi vetëm një kandidat, tërheqja e shortit është e panevojshme dhe, rrjedhimisht, vazhdojmë me votimin e kandidatit të radhës, që është deputeti Nenad Rašić, i cili përfaqëson komunitetin serb në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shtuar Basha.

Ai ka nënvizuar se procedura është kryer në respekt të trajtimit të barabartë të deputetëve dhe për të zhbllokuar situatën institucionale, duke rezultuar me zgjedhjen e suksesshme të Rashiq si nënkryetar i Kuvendit me 71 vota për.

“Në këtë situatë, në respektim të plotë të neneve 7, 24 dhe 67, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe në zbatim të parimeve të mirënjohura ndërkombëtare dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese për veprime në interesin më të mirë të vendit, pas refuzimit për tri herë radhazi, pra në kushtet e mospropozimit nga përfaqësuesit e komunitetit, kam proceduar në përputhje me nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës për propozim me short, duke siguruar trajtim të barabartë para ligjit dhe duke vepruar në funksion të zhbllokimit të situatës institucionale. Rrjedhimisht, në harmoni me Kushtetutën dhe në përputhje me nenin 12, paragrafi 7 të Rregullores, vazhduam me votimin për deputetin e vetëm të papropozuar. Ky votim rezultoi i suksesshëm, ku me 71 vota “për”, deputeti Nenad Rašić u zgjodh Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit joshumicë serb, duke u zbatuar në përpikëri Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktgjykimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese që rregullojnë procedurat e konstituimit të Kuvendit”, ka theksuar ai.

Basha përfundoi duke theksuar se të gjitha pretendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza dhe vendimi i Kuvendit është plotësisht në harmoni me Rregulloren dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Përfundimisht, zgjedhja e deputetit Nenad Rašić për Nënkryetar të Kuvendit të Kosovës ka ardhur vetëm pas mospropozimit nga propozuesi i komunitetit joshumicë serb. Me fjalë të tjera, pas dështimit si pasojë e moszbatimit të nenit 12, paragrafi 6, Rregullorja më ka obliguar drejt aktivizimit të nenit 12, paragrafi 7 për propozim përmes shortit. Prandaj, të gjitha pretendimet në Njoftimin e Gjykatës Kushtetuese janë të pabaza, dhe Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e deputetit Nenad Rašić në pozitën e Nënkryetarit të Kuvendit ka qenë në harmoni të plotë me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Basha.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb nuk është bërë në përputhje me dispozitat kushtetuese.

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nuk është në përputhje me Kushtetutën

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëmtohet kurani në Gjakovë, aktivizohen organet e rendit

Dëmtohet kurani në Gjakovë, aktivizohen organet e rendit

“Gërmova me duar edhe në varreza..” – rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

“Gërmova me duar edhe në varreza..” – rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

Haradinaj konfirmon: I vdekuri në Veternik ishte anëtar i AAK-së

Haradinaj konfirmon: I vdekuri në Veternik ishte anëtar i AAK-së

Kos: Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e pakicave

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Anësori i Kosovës, Emir Sahiti kërkohet nga skuadra izraelite

Emisioni “Këndi i Debatit” 28.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 28.01.2026

Dëmtohet kurani në Gjakovë, aktivizohen organet e rendit

Dëmtohet kurani në Gjakovë, aktivizohen organet e rendit

“Gërmova me duar edhe në varreza..” – rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

“Gërmova me duar edhe në varreza..” – rrëfimi i dhimbshëm i vëllait për Rasim Kocin

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

FIFA dhe UEFA mesazh FFK-së, kërkojnë proces zgjedhor pa ndërhyrje nga palë të treta

Haradinaj konfirmon: I vdekuri në Veternik ishte anëtar i AAK-së

Haradinaj konfirmon: I vdekuri në Veternik ishte anëtar i AAK-së

Kos: Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e pakicave

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën