TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Barrikadat në veri – Prokuroria Speciale interviston Igor Simiqin

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në kuadër të hetimeve që është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022, deputetin e Listës Serbe Igor Simiq.

nga Venhar Isufi
20 Qershor, 2025
1 0
A A

Barrikadat vendoseshin në çdo rrugë në katër komunat veriore para tri viteve.

Kjo vinte pas vendimeve dhe aksioneve që merrte shteti i Kosovës.

E për këto bllokada që pamundësonin lëvizjen e lirë të qytetarëve, tash Prokuroria Speciale ka nisur hetim ndaj kryetarit dhe anëtarëve të partisë më të madhe serbe në vend, Listës Serbe.

Në prokurori të premten u paraqit deputeti i këtij subjekti, Igor Simiq.

Pasi kreu intervistimin, ai tha që në protestat e vitit 2022 në veri, kanë bërë thirrje për qetësi dhe paqe teksa theksoi e cilësoi procesin e hetimeve si jo të drejtë.

“Ne hyjmë në këtë proces dhe e bëjmë këtë deklaratë jo sepse besoj se procesi është i drejtë ose se bazohet në ndonjë provë për ndonjë faj të ndonjërit prej rreth dyzet serbëve që janë marrë në pyetje, por sepse e dimë se jemi të pafajshëm, e dimë se nuk kemi bërë asgjë të paligjshme dhe e dimë se si përfaqësues politikë vendi ynë ishte me popullin tonë atëherë dhe sot, dhe do të jetë nesër. Paraburgimi dhe arrestimi dhe gjithçka tjetër që ata bënë në periudhën e mëparshme ndaj dhjetëra serbëve”, tha Simiq.

E, Prokuroria Speciale Kosovës në një përgjigje me shkrim, ka bërë të ditur se Igor Simiç është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e ka intervistuar të premten z.Igor Simic në cilësinë e të dyshuarit, në kuadër të hetimeve që është duke i zhvilluar në rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore në vitin 2022. Z. Simic është përgjigjur në secilën pyetje të Prokurorisë Speciale”, thuhet nga përgjigja e zëdhënëses së Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

Prokuroria Speciale, po heton edhe kryetarin aktual të Listës Serbe, Zllatan Ellek, ish-kryetarin Goran Rakiq, dhe deputetin Sllavko Simiç, bashkë me më shumë se 40 persona tjerë për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese.

Nga Prokuroria Speciale, kanë konfirmuar për Tëvë1 se intervistimin e ka përfunduar edhe Sllavko Simiç, ndërkaq janë në pritje të intervistimit për Zlatan Elek dhe Goran Rakiq.

“Sa i përket z. Slavko Simic, mund të konfirmojmë se intervistimi i tij tashmë ka përfunduar, ndërsa për z.Elek është shtyrë për një datë tjetër me kërkesë të mbrojtjes së tij për arsye shëndetësore. Për arsye shëndetësore nuk është paraqitur në seancën e parë z. Goran Rakiç, për çka ka dorëzuar raport mjekësor, ndërsa për seancën e datës 18 qershor deri tash nuk ka paraqitur arsyetim për mosprezencën e tij. Prokuroria Speciale do ta caktoj një datë tjetër sa i përket intervistimit të z. Rakic”, tha Luta.

Për vendosjen e barrikadave, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar fletarrestim ndaj Radoiçiqit dhe 10 serbëve të tjerë.

Për këto ftesa nga ana e Prokurorisë Speciale, reagim gjatë ditës ka pas edhe nga ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marki Gjuriq i cili e ka quajtur procesin si “ dëbim për popullin serb” nga Kosova.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump ankohet pse nuk mori çmimin Nobel: E meritoja për Kosovën e Serbinë

Trump ankohet pse nuk mori çmimin Nobel: E meritoja për Kosovën e Serbinë

Cili është kushti që PDK-ja pranon koalicion me VV-në? – Tregon Hasani

Cili është kushti që PDK-ja pranon koalicion me VV-në? – Tregon Hasani

LDK kritikon menaxhimin e krizës energjetike, Ymeri: Nëse s’është kolaps, çfarë është tjetër?!

LDK kritikon menaxhimin e krizës energjetike, Ymeri: Nëse s’është kolaps, çfarë është tjetër?!

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Emisioni “Info Nata” 20.06.2025

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Nimani: Nisma do të kandidojë në të gjitha komunat

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Izraeli dhe Irani vazhdojnë të kapin dronët e njëri-tjetrit

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 20.06.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X