TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Barduani: Gratë janë kyçe në promovimin e një diversiteti për parandalimin e krizave

nga teve1
27 Maj, 2025
0
A A
Barduani: Gratë janë kyçe në promovimin e një diversiteti për parandalimin e krizave

Mbi 60 pjesëmarrës, që përfaqësojnë Aleatët dhe partnerët e NATO-s, institucionet në Kosovë, organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, shoqërinë civile dhe akademinë, janë të pranishëm në Konferencën e KFOR-it mbi “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që po mbahet në Selanik të Greqisë.

Në fjalën e tij hapëse, komandanti i misionit KFOR-it, gjenerallejtënant Enrico Barduani theksoi se ky event bashkon aktorë kyç ndërkombëtarë dhe rajonalë për të fuqizuar dialogun mbi paqen dhe sigurinë.

Ai gjithashtu nënvizoi rolin thelbësor të grave në fusha të ndryshme, duke shtuar se gratë janë kyçe në promovimin e një diversiteti perspektivash në dialog, parandalimin e krizave dhe zgjidhjen e konflikteve.

“Në rolin e saj kyç të sigurisë, KFOR është krenar që fuqizon kontributin kritik të grave në forcimin e bashkëpunimit rajonal, përmes një qasjeje të paanshme dhe gjithëpërfshirëse”, theksoi Komandanti i KFOR-it.

Të ftuarit e shquar kontribuuan në punimet e seancës së sotme.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kreu i Misionit të Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Ambasadorja Caroline ZIADEH, riktheu në kujtesë origjinën e Rezolutës 1325 të KS të OKB-së dhe praktikat më të mira të OKB-së për zbatimin e saj.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga theksoi rolin e grave në mjedise krize dhe paraqiti disa përvoja personale, si themeluese e Fondacionit JAHJAGA, i cili që nga viti 2018 është i përkushtuar për fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara, nxitjen e pajtimit ndër-etnik dhe avokimin për drejtësi sociale.

Gjenerallejtënanti Athanasios GARINIS, komandanti i Korpusit të Shpejtë të NATO-s në Greqi, bashkëorganizator i eventit, foli për rolin e rëndësishëm të grave në trupat e këtij korpusi.

Në fund, Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, zonja Irene FELLIN, foli përmes video-konferencës.

Ajo përcolli përshëndetjet dhe mirënjohjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark RUTTE, për këtë iniciativë të rëndësishme të KFOR-it, dhe shtoi se ‘mësimet nga luftërat dhe krizat e kaluara dhe ato në vazhdim na kujtojnë urgjencën e zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Liderët politikë, institucionalë dhe komunitarë secili ka rol në nxitjen e këtij ndryshimi transformues’.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë shërben si pika kryesore e nivelit të lartë për punën e NATO-s në këtë fushë.

Ky event mbahet edhe nesër dhe shënon 25-vjetorin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (UNSCR) mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës për Lipjanin – Buja: Lipjani ka nevojë për ndryshim

Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Qytetarë serbë bllokojnë rrugën drejt Merdarës

Dështimi i radhës për Kuvendin – partitë politike i përgjigjen ftesës së Osmanit

Dështimi i radhës për Kuvendin – partitë politike i përgjigjen ftesës së Osmanit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Dënohet me 4 vite burg polici që shkaktoi aksidentin fatal – familja e viktimës kërkon drejtësi

Dënohet me 4 vite burg polici që shkaktoi aksidentin fatal – familja e viktimës kërkon drejtësi

Vihet gurthemeli, Zubin Potoku me stacion të ri policor

Vihet gurthemeli, Zubin Potoku me stacion të ri policor

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Ndalohen 6 persona në veri para ceremonisë së gurthemeleve për urat mbi Ibër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X