TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Barduani dorëzon komandën: Ende ka potencial për destabilitet në rajon

by Tëvë1
12 muaj ago
1
A A
Barduani dorëzon komandën: Ende ka potencial për destabilitet në rajon

Në ceremonin zyrtare të mbajtur sot në kampin “Film City” në Prishtinë, u zhvillua ndërrimi i komandës së KFOR-it. Komandën nga gjeneralmajori italian Enrico Barduani e mori gjeneralmajori turk Özkan Ulutaş.

Në fjalimin e tij lamtumirës, gjeneral Barduani vlerësoi përvojën e tij në Kosovë si një periudhë sfiduese, por me përkushtim dhe bashkëpunim të fortë me trupat e NATO-s dhe institucionet vendore.

“Është një ditë emocionuese për mua. Sot shënohet fundi i sfidave jo vetëm për mua, por për të gjithë ne që shërbyem bashkë nën KFOR-in,” tha Barduani, duke rikujtuar përfshirjen e tij të parë në mision që nga viti 2001.

Ai theksoi lidhjen personale që kishte zhvilluar me Kosovën dhe misionin e KFOR-it gjatë viteve të shërbimit.

“Kam zhvilluar një lidhje të afërt me Kosovën dhe KFOR-in gjatë kohës sime këtu. Pas 26 vjetësh, mandati i KFOR-it nuk ka ndryshuar – qëndrojmë në përputhje me Rezolutën 1244 për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë,” u shpreh ai.

Barduani tha se ndonëse situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm që nga viti 1999, rreziqet për destabilizim mbeten të pranishme për shkak të çështjeve të pazgjidhura.

“Sot ka më pak ushtarë të KFOR-it se në vitin 1999, por roli ynë është ende i rëndësishëm. KFOR-i po luan një rol kyç edhe në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës,” tha Barduani, duke i bërë thirrje palëve për zbatim të marrëveshjeve të dakorduara.

“Është me rëndësi që Beogradi dhe Prishtina të implementojnë marrëveshjet, ashtu siç ka theksuar edhe Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte. Na duhet sot më shumë se kurrë të kemi politikanë që gjejnë zgjidhje.”

Pavarësisht përmirësimeve në terren, Barduani theksoi se potenciali për destabilizim ende ekziston dhe se NATO mbetet e përkushtuar për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Ende ka shqetësime për qëndrueshmërin e sigurisë për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura. Pikërisht për këtë arsye, roli i KFOR-it mbetet kritik dhe thelbësor për t’u parë si pjesë integrale e angazhimit të vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare,” shtoi ai.

“NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim.”

Ceremonia shënoi përfundimin e mandatit të Barduanit dhe fillimin e udhëheqjes nga gjenerali turk Özkan Ulutaş, në një kohë kur roli i KFOR-it shihet si jetik për ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.

Tags: cermoniakforiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e shtunë, temperaturat deri në 18 gradë

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Çollaku: Ramush Haradinaj mund ta kryejë shumë mirë rolin e presidentit të Kosovës

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Behrami: Shkeljet ndaj krerëve të UÇK-së të adresohen në Strasburg, jashtë ndikimit të BE-ë

Gani Geci e propozon Anton Qunin për president të Kosovës

Zidane debuton me fitore në krye të Francës, triumfon në udhëtim ndaj Turqisë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Italia e nis me humbje në Ligën e Kombeve, Belgjika triumfon në Romë

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Kurti kërkon mbështetjen e Danimarkës për statusin kandidat të Kosovës në BE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën