TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Barcelona nuk mund të përballojë lojtarë si Mbappe e Haalandi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Barcelona nuk mund të përballojë lojtarë si Mbappe e Haalandi

Skuadra e Barcelonës nuk mund të përballojë më të paguajë shuma të majme në tarifat e transferimit për lojtarët si norvegjezi Erling Haaland dhe francezi Kylian Mbappe. Një fakt të tillë e ka pranuar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, të enjten, në një intervistë për mediumet spanjolle. Barcelona shpenzoi mbi 100 milionë euro në tarifa për të transferuar Philippe Coutinhon, Antoine Griezmannin dhe Ousmane Dembelen mes vitit 2017 dhe 2019. Mirëpo, çështjet financiare të klubit nënkuptojnë se Barcelona nuk ka gjasa të mburret me transferime të reja të mëdha së shpejti.

Sipas Xavit, do të nevojitet një kohë që Barça ta rimarrë veten, përpara se të bëjë lëvizje të tilla në ndonjërin prej afateve kalimtare – të dimrit apo verës.

Xavi ka thënë se ai shpreson që klubi të bëjë ndonjë transferim gjatë këtij muaji, por ka shuar shpresat e tifozëve kur ka thënë se Barcelona nuk mund të shkojë pas futbollistëve me nam, si Haalandi i Manchester Cityt dhe Mbappe i Paris Saint-Germainit. Ai pret që Barça në këtë afat kalimtar të bëjë ndonjë lëvizje të profilit të ulët apo edhe të huazojë ndonjë lojtar deri në fund të edicionit dhe kjo për shkak të telasheve financiare.

“Fatkeqësisht, ne nuk jemi në një situatë të privilegjuar ekonomikisht për të bërë transferime të mëdha apo të lojtarëve si Haaland e Mbappe.

Unë kam mbetur me lojtarët që kam në dispozicion dhe me këto duhet të fitojmë. Shpresoj të bëjmë ndonjë lëvizje gjatë këtij muaji për ta kompletuar edhe më shumë ekipin, por sigurisht se nuk presim ndonjë emër të madh”, ka pranuar Xavi. “Për ne është e rëndësishme të fitojmë trofe dhe të luajmë mirë, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ngremë nivelin tonë të lojës”.

Për dallim prej Haalandit, i cili nuk ka paralajmëruar largimin nga City, sulmuesi i Francës, Mbappe, ende nuk ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij. Mbappe është i lirë të negociojë me skuadrat e tjera që nga fillimi i këtij muaji pasi kontrata me Parisin i skadon në fund të këtij edicioni. Në rast se nuk rinovon kontratën me PSG-në, atëherë Mbappe në verë do të jetë futbollist i lirë. Skuadra më e favorizuar për ta transferuar falas mbetet Real Madridi, ndonëse interesim për Mbappen ka shfaqur edhe Liverpooli. Haaland prej vitit 2022 është pjesë e Cityt dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2027 me kampionin në fuqi të Anglisë. Edhe këtë edicion Haaland ka treguar paraqitje të mira për Cityn, ku ka shënuar 19 gola në 22 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Ndërkohë Mbappe ka 22 gola të realizuar në 22 paraqitje për PSG-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Feronikeli kthehet në Superligë

Feronikeli kthehet në Superligë

​Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajt

​Liria e Prizrenit siguron play-offin me fitoren bindëse ndaj Dinamos së Ferizajt

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Ferizaj reagon pas finales së Kupës, ankohet për gjyqtarin Genc Nuza

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Alaba do të largohet nga Real Madridi, në fund të sezonit

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Rusia përdor raketën hipersonike Oreshnik në sulmin masiv ndaj Kievit

Bajrami: LVV në panik për faturat e energjisë elektrike

Bajrami kritikon qeverinë: Shteti s’është për krejt, qytetarët po përballen me kosto të lartë jetese

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Më 26 maj në Bruksel hapim fazën përfundimtare të negociatave me BE

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Irani thotë se marrëveshja e mundshme me SHBA-në përfshinë fundin e luftës në të gjitha frontet

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Vritet i dyshuari për të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë

Trump pezullon “Projektin Liria” për të hapur rrugën e finalizimit të marrëveshjes me Iranin

Trump njofton se marrëveshja me Iranin është afër finalizimit

Arrestohen dy persona në Pejë, për tentim vrasje

Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë – arrestohen dy persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën