Barcelona ja shënuar fitore bindëse ndaj Galatasarayt me përmbysje të rezultatit në Ligën e Kampionëve.
Të martën mbrëma në Stamboll, Barça triumfoi me shifrat 4:1 në ndeshjen që i takoi xhiros së dytë të fazës së ligës.
Në fakt, Galatasaray e nisi mirë ndeshjen dhe avancoi i pari, duke shënuar me anë të Alexey Batrakov (29′).
Pas avantazhit të Galatasarayt, erdhi kundërpërgjigja s Barcelonës që shënoi katër gola, një në pjesën e parë dhe tre tjerë në të dytën.
Joao Cancelo (43′), Fermin (50′), Anthony Gordon (53′) dhe Karim Adeyemi (65′) për fitoren e dytë të Barcelonës në po aq ndeshje në Champions.








