Njohësi i çështjeve zgjedhore, Mazllum Baraliu, është shprehur skeptik se procesi i votimit për shkarkimin e katër kryetarëve në veri.
Ai ka thënë se ky proces mund të mos përfundojë ashtu siç është paraparë për shkak të bojkotit nga Lista Serbe, parti kjo e cila ka mbështetjen më të madhe nga qytetarët në këto katër komuna të banuara me shumicë serbe.
“Qytetarët atje janë në presion, të indoktrinuar dhe të frikësuar. Do të doja që ky proces të përfundojë ashtu siç është dizajnuar dhe organizuar, por nuk kam ndonjë shpresë të madhe”, ka thënë Baraliu në emision special në Tëvë1 kushtuar votimit në veri.
Ndryshe në veri sot do të mbahet votimi ku qytetarët atje do të deklarohen nëse janë për shkarkimin e kryetarëve aktual në katër komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.