TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë

by Tëvë1
10 muaj ago
1
A A
Baraliu: Preventiva, metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë

Mbrëmë në rrugën “Vasilije Ostrovski” në Mitrovicën e Veriut, është hasur një shkrim kërcënues në mur, i adresuar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Rasti është raportuar në polici dhe pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është iniciuar si kanosje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Tëvë1 se aktualisht nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar lidhur me këtë rast.

Për këtë, profesori universitar, Mazllum Baraliu ka deklaruar se kjo gjuhë e kanosjes dhe urrejtjes është e dëmshme dhe e papranueshme për realitetin kosovar.

I ftuar në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Baraliu tha se këto kanosje janë një shpërfaqje e një politike agresive të vazhdueshme nga Beogradi.

Tutje, ai tha se preventiva është metoda më e mirë për ta parandaluar kriminalitetin në Kosovë.

“Kjo gjuhë e kanosjeve, kërcënimeve dhe urrejtjes që qarkullon, adresohet artikulohet qoftë edhe përmes medieve sociale, qoftë në forma të tjera është e dëmshme dhe e papranueshme për realitetin kosovar. Do të duhej që institucionet e vendi të jenë shumë më vigjilente dhe të jenë preventive sepse nuk mund të lihen anash këto kërcënime. Preventiva është metoda më e mirë dhe më efikase e parandalimit të kriminalitetit, pra veprave penale aq më tepër se këto janë më shumë se kaq, kjo është shpërfaqje e një politike agresive të vazhdueshme në kontiniutet nga Beogradi, shumë e errët me metoda me mjete e me njerëz të errët të cilët kanë humbur orientimin në këtë jetë pa e çmuar jetën e tyre duke rrezikuar të tjerët”, ka deklaruar Baraliu./teve1.info/

Tags: albin kurtikërcenimMazllum BaraliuTeve1veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një person në një vetaksident në Gërdoc të Podujevës

Vdes një person në një vetaksident në Gërdoc të Podujevës

​Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

​Zulfaj për fondet e BE-së: Nëse nuk kemi institucione, i humbim edhe 100 milionë euro

AUV konstaton shkelje në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog, priten rezultatet laboratorike

AUV konstaton shkelje në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog, priten rezultatet laboratorike

Mbrojtja do të bëjë kërkesë për rrëzimin e akuzave në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Qelaj: Vazhdimi i paraburgimit në rastin Thaçi dhe të tjerët mbetet shqetësim kryesor

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza uron 4 Korrikun: Miqësia me SHBA-në është aleancë e përjetshme

Rrahmani, ideja e Venezias për sulmin

Detajet mes Venezias e Spartës për Albion Rrahmanin

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

Franca pa Tchouamenin ndaj Paraguait

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën