Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu ka thënë se masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese për seancat konstituive vlen pas datës 26 korrik.
Ai ka thënë se nëse deri më këtë datë nuk konstituohet Kuvendi, hyn në fuqi masa e përkohshme deri më 8 gusht që sipas tij nuk dihet se çfarë do të ndodhë.
“Deri më 26 korrik ,deputetët mund të takohen dhe konstituojnë Kuvendit. Nëse këtë nuk e bëjnë deri më 27 fillon masa e përkohshme dhe vlen deri më 8 gusht, por pastaj nuk dihet se çfarë ndodhë. Në qoftë se nuk vendoset futemi në një zonë gree e cila nuk dihet se kur përfundon dhe çka ofron dhe çka ndalon. Kjo masë ka të bëjë vetëm pas përfundimit të afatit 30 ditor”, ka thënë Baraliu për Tëvë1.
Ai ka thënë se Gjykata me ketë mas ka respektuar vendimin e vet që të konsumohet afati prej 30 ditëve.