TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Baraliu: Evropa u turpërua me Kosovën, kërkon kushte të panevojshme

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Baraliu thotë se audioincizimi i Kusari-Lilës me Simiqin është “gatuar” nga shërbimet e Serbisë

Mos anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës po konsiderohet si shumë e dëmshme. Mos prania e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme evropiane do të pengojë qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre duke iu drejtuar Gjykatës së Strasburgut. Po ashtu, anëtarësimi në KiE do të shënonte progres në demokraci dhe vendi do të fitonte reputacion duke qenë pjesë e një organizate të tillë.

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se marrja parasysh e kërkesës së Serbisë nga shtetet e fuqishme si Franca , Gjermania dhe Italia, që Kosovës t’i vihet kusht formimi i asociacionit, në mënyrë që të bëhej pjesë e KiE, mund të konsiderohet si dëm kolateral për vendin tonë.

“Humbin qytetarët e Kosovës, të cilët do të kishin mundësi, po të ishte anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës, që atëherë kurdo në të gjitha instancat gjyqësore, institucionale të Kosovës nuk i realizojnë të drejtat e tyre, të mund t’i drejtohen gjykatës në Strasburg dhe atje do të mund t’i realizonin të drejtat e tyre. Pastaj, do të kishte mundësi që të zhvillohej më shumë dhe më intensivisht demokracia. Kjo është me rëndësi, shteti sigurisht që do të kishte reputacionin në një organizatë regjionale të rëndësishme më shumë. Të jetë anëtar Kosova, sepse kemi nevojë ende për afirmim të subjektivitetit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare. Por, sigurisht më vital është interesi i Kosovës që të mbrohet interesi shtetëror. Pra, të mos pranojë të vihen kushte jo parimore, të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe perspektivën e tij”, tha Baraliu.

Kushtet e vendosura për Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj organizate, Baraliu i konsideron të panevojshme dhe si të tilla nuk do të duhej të kërkoheshin. Ai thotë se me këtë kërkesë, Evropa u turpërua, ngase sipas tij kjo e fundit po tregon mosinteresim për realizimin e të drejtave të njeriut.

“Është dëm kolateral ndoshta suksesi i Serbisë përmes disa shteteve të rëndësishme. Franca konkretisht, Gjermania, Italia të cilat e dëgjuan kërkesën e Serbisë dhe të Vuçiq dhe fatkeqësisht e dëmtuan Kosovën duke kërkuar kushte, të cilat nuk kërkohen, të jashtëzakonshme, të panevojshme që nuk kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës. Aq më tepër, u turpërua Evropa mendoj unë, për arsye se Asambleja Parlamentare me 82 vota e votoi një zëri, e shprehu vullnetin për anëtarësimin e Kosovës në këtë këshill, ndërkohë që Komiteti i Ministrave nuk e futi në rend dite dhe kjo nënkupton mosinteresim real të Evropës për të drejtat e njeriut e aq më pak për të drejtat e minoriteve, për të cilat Këshilli i Evropës do të duhej të kishte kujdesin më të madh, për nga definicioni dhe kompetencat që ka”, potencon Baraliu për KP.

Baraliu thotë se Serbia nuk ka interesim real për avancimin e të drejtave të qytetarëve siç po pretendon, porse sipas tij qëllimi i saj është që të mos ketë stabilitet në Kosovë. Formimi i asociacionit, Baraliu thotë se nënkupton rrënimin e shtetit të Kosovës dhe futjen e Serbisë në Kosovë.

“Edhe Serbia po ashtu e cila po kërkon vazhdimisht kinse avancimin e të drejtave të komunitetit të vet dhe komuniteteve të tjera në Kosovë për të cilat në mënyrë paternaliste ajo interesohet kinse, edhe ajo ishte kundër dhe tregon që nuk e ka interesin real për avancimin e të drejtave të qytetarëve të vet, por e ka interesin territorial dhe hegjemon që në Kosovë të mos ketë stabilitet, përkundrazi që të rikthehet në Kosovë dhe ta ushtrojë hegjemoninë e saj…Kosova duhet ta mbrojë në radhë të parë dhe pavarësisht interesin shtetëror. Interesi shtetëror është që mos të formohet asociacioni me ato kompetenca që i ka në projekt-statutin euro-amerikan, për arsye se nënkupton rrënimin e shtetit të Kosovës, perspektivës së tij, futjen e një Serbie brenda Kosovës dhe futjen e Kosovës brenda Serbisë”, tha Baraliu.

Këshilli i Evropës nuk e vendosi Kosovën në agjendën e paralajmëruar për anëtarësim më 17 maj, pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti në të cilën kushtëzohet hyrja e Kosovës në këtë organizatë evropiane me formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Sa është i arsyeshëm paraburgimi si masë e sigurisë?

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Tymi i zi në “Kosova A” – Ndonëse defekti u sanua, banorët mbetën të shqetësuar

Sa është i arsyeshëm paraburgimi si masë e sigurisë?

Vendimet për burgim të përjetshëm, sinjal për forcimin e sistemit të drejtësisë

Hajni në Pejë kapet “mat” gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

Hajni në Pejë kapet “mat” gjatë vjedhjes, për dhjetë ditë kreu 6 grabitje

A janë të nevojshme 16 komisione parlamentare?

Emërimet në ministri – qeveri në detyrë, por me staf në rritje

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

27-vjet nga masakra, përkujtohen të vrarët e Studimes, kërkohet drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën